Qëndistari, që dashurinë për motrën e vdekur e derdhi në art

Qëndistari, që dashurinë për motrën e vdekur e derdhi në art

14:21, 14/07/2020
A+ Aa A-

Kadr Rakhman është qëndistari i kombësisë   ujgure. Si një dizenjues i qëndismave ujgure, ai e udhëheq grupin e vet të  qëndistareve drejt pasurimit. Gazetari u takua me të në Qendrën e Mbrojtjes së   Trashëgimive Kulturore Jomateriale të qytetit Hami.

Qëndisja ujgure është e përhapur kryesisht në   Hami të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës dhe është zhvilluar në bazë   të kulturës islame, duke thithur karakteristikat e kulturës hane dhe të kulturës   budiste. Pothuajse të gjitha gratë e kombësisë ujgure janë të aftë në qëndisje, shkruan  Radio e Jashtme e Kinës.   

Para martesës, vajzat duhet ta mësojnë këtë mjeshtëri për të bërë gjërat e   domosdoshme për dasmën, si jastëkët me lule të qëndisura etj. Në vitin 2008,   qëndisja ujgure u pranua në listën e trashëgimive kulturore jomateriale   kombëtare.

Në  kombësinë ujgure, qëndisja konsiderohet si një punë grash dhe burrat qeshen nëse  merren me këtë punë. Pse Kadr Rakhman-i merret me qëndisje?

Këtu ka një histori   prekëse.

Një të diel në dhjetor të vitit 2007, motra e madhe e Kadr Rakhman-it u diagnostikua me kancer në mushkëri dhe u largua nga jeta pas 35  ditëve.

Në të kaluarën, motra qëndiste;  pas ndarjes së saj nga jeta, Kadr Rakhman-i filloi të qëndisë.

Në vitin 2009, disa vepra të tij u vendosën në një ekspozitë, ndërsa televizioni i Hami-së e intervistoi. Që nga ajo ditë, ai nuk ka më presion, sepse shumë njerëz e kanë miratuar   punën e tij.

Të  gjitha qëndismat e tij Rakhman-i i ka dizenjuar vetë. Ai skicon së pari modelin, pastaj e qëndis.

Në vitin 2016, Ministria e Kulturës krijoi në Hami një studio pune të qëndisjes. Rakhman u bë dizenjues i studios, duke drejtuar rreth 100 qëndistare. Ai tha: "Qëndistaret janë zakonisht nga familjet e varfra, ato marrin porosi në studio, pasi i mbarojnë në shtëpi, i sjellin prapë në studio.  

Ato qëndisin në shtëpi, sepse duhet të kujdesen aty për fëmijët e të moshuarit, nëse punojnë jashtë shtëpisë, nuk ka kush të kujdeset për fëmijët dhe të moshuarit.

Porositë tona mujore mund t’i kalojnë 10 mijët, kush qëndis më shumë, fiton më shumë.  

Ndër qëndistaret tona, më e moshuara është mbi 70 vjeçe, ajo është e aftë në qëndisjen e luleve. Kur bën fotografi me kufje në vesh, është shumë e bukur, shumë e gëzuar, si   një vajzë e re."

Veprat e studios së Rakhman-it përfshijnë jo  vetëm veshje tradicionale, jastëkë etj., por edhe zbukurime në kufje, kukulla   etj. Ai shpreson se qëndisja ujgure do të parapëlqehet nga më shumë të rinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco