Djali i Maqo Çomos e Liri Belishovës merr dosjet e ish-Sigurimit për prindërit: 31 vjet survejim

Djali i Maqo Çomos e Liri Belishovës merr dosjet e ish-Sigurimit për prindërit: 31 vjet survejim

09:17, 08/07/2020
A+ Aa A-

Z. Petrit Çomo, nënkryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në cilësinë e të afërmit, u njoh dje pranë AIDSSH me dokumentet e krijuara ndër vite nga ish-Sigurimi i Shtetit për prindërit, Maqo Çomo dhe Liri Belishova, të survejuar për 31 vjet.

Konkretisht, 2181 faqe për z. Maqo Çomo, i dënuar dhe ridënuar në Burrel, dosje përpunimi dhe dosje hetimore gjyqësore, relacione, informacione, raporte, reagime të “elementëve antiparti”, dokumentacion me teknikë operative në burg, në mjediset e shtëpisë dhe të afërmit. Po ashtu, 2495 faqe të dosjeve voluminoze për znj. Liri Belishova, të survejuar e përgjuar pa ndërprerje në internim.

Sigurimi i Shtetit filloi ndjekjen e familjes Çomo e Belishova në vitin 1960, pas fjalimit të Liri Belishovës në Pleniumin e Komitetit Qendror të PPSH-së, ku anëtarja e Byrosë Politike nuk u shpreh dakord me vijën e Partisë dhe udhëheqësit Enver Hoxha.

Me internimin e familjes në Goranxi të Gjirokastrës, i gjithë fisi iu nënshtrua përndjekjes dhe përgjimit nga Sigurimi i Shtetit, deri në vitin 1991.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco