Si sot ka ndodhur Masakra e Borovës: Ndër 107 të vrarë, gra e fëmijë

Si sot ka ndodhur Masakra e Borovës: Ndër 107 të vrarë, gra e fëmijë

08:58, 06/07/2020
A+ Aa A-

Si sot ka ndodhur Masakra e Borovës, në vitin1943.

U krye nga nazistët gjermanë më 6 korrik 1943, në fshatin Borovë të Kolonjës, si kundërpërgjigje ndaj rezistencës që populli dhe forcat partizane i bënë një divizioni gjerman që hyri në tokën shqiptare nga Greqia, njofton Muzeu Historik Kombëtar.

Është masakra e parë dhe më e madhe që nazistët gjermanë kryen ndaj popullsisë civile në Shqipëri në vitet e Luftës II Botërore.

Ata rrafshuan fshatin Borovë dhe vranë 107 veta, ndër të cilët gra, fëmijë deri 16 vjeç, pleq e plaka dhe njerëz të tjerë të pambrojtur.

Masakra e Borovës ngjalli një urrejtje dhe revoltë në mbarë popullin shqiptar. Borova u bë simbol i sakrificës së popullit shqiptar në Luftën II Botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco