VIDEO/ ‘Përtej artit’ ekspozita me 60 punimet me frymë surrealiste

VIDEO/ ‘Përtej artit’ ekspozita me 60 punimet me frymë surrealiste

13:04, 02/07/2020
A+ Aa A-

Nga Egla Xhemali

‘Përtej artit’ ekspozita me 60 punimet që ka frymë surrealiste. Artisti Amarildo Ruçi i jep jetë një mënyre të re të të pikturuarit në artin shqiptar.

 ‘Përtej artit’ ekspozita e fundit e piktorit Amarildo Ruçi ka çelur dyert në Muzeun Kombëtar. 60 punime plot ngjyra, ku mes detajesh vihet re tullumbaci, që është simbolikë kryesore në piktura dhe merr kuptime të shumëfishta. Në pasqyrë, telajo, vazo dhe instilacion, ai shkon përtej formës dhe tjetërson emërtimin parësor. 

Ngjyra që e përfaqëson më tepër është e kuqja, megjithatë përveç saj,  piktori ka zgjedhur të kaltrën e qiellit dhe blunë e errët, si mënyrë për të kërkuar hapësirat e pafundme.

Fryma surrealiste dhe kërkim i një realiteti më të bukur vijnë përmes ndjeshmërisë së thellë, që dallohet përmes pikturave. Për Amarildon, arti është forma më e pastër e shprehisë njerëzore.

Në piktura ndihet edhe periudha e pandemisë. Elemente si gjurmët e gishtërinjve tregojnë kujdesin, që duhet të kenë njerëzit në këto kohë të trazuara.

Saimir Starti ka theksuar se është shumë i rëndësishëm individualiteti. Kuratori pohon se Amarildo eksperimenton në përsosjen e teknikës dhe se arti i tij dallohet për ndjeshmërinë që të përcjell.

Atmosferës së ngrohtë iu bashkua dhe moderatorja Einxhel Shkira, e cila tregoi se që prej fillimit ishte impresionuar nga puna e piktorit. Shkira i ka cilësuar art modern  punimet e Amarildo Ruçit.

E bukura estetike në punimet e Amarildo Ruçit i jep jetë një toke të re, ku banorët janë në kërkim të dritës dhe ngjyrave. Një tokë sa e prekshme, aq dhe e largët, por që do të ketë gjithmonë vend për ata që e duan artin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco