Shën Pjetri, a është martirizuar vërtet në Romë? Relike te Shën Pjetrit në një arkë bronxi

Shën Pjetri, a është martirizuar vërtet në Romë?

14:35, 29/06/2020
A+ Aa A-

Që nga viti 1939, gërmimet arkeologjike në nekropolin e Bazilikës së Shën Pjetrit, kanë nxjerrë në dritë gjurmë të këtij kujtimi të lashtë, me shkrimet në greqisht të emrit të shën Pjetrit e me grafitet devocionale, që besimtarët i kushtonin Apostullit. Përveç konfirmimit të Ungjijve apokrifë, që duhen marrë me rezerva, mbetet pra, dokumentimi i pranisë dhe i martirizimit të Shën Pjetrit në Romë, që në dhjetëvjeçarët e parë të krishtërimit, shkruan Radio Vatikani.

Shën Pjetri, është martirizuar vërtet në Romë?

Jo më larg se nesër, kremtohet festën e Shën Pjetrit e të Shën Palit e jo më larg se sot, Papa, gjatë kutjes së Engjëllit Tënzot, i ftoi besimtarët të shkojnë për t’u lutur tek varret e këtyre apostujve. Të gjithë ata, që vijnë për vizitë në Romë, ngarendin për të parë Bazilikën e Shën Pjetrit, në themelet e së cilës është varrosur pikërisht Apostulli më i përmendur pas Jezu Krishtit.

Pjetri Apostull vdiq si martir në kryeqytetin e Perandorisë Romake, gjatë persekutimit të Neronit. Historikisht, shumë kanë pyetur ku e ka bazën kjo siguri, pasi asgjë nuk thuhet për këtë në Besëlidhjen e Re e ndokush ka shprehur dyshime për vendndodhjen e varrit të Shën Pjetrit. Këtë argument do të trajtojmë sot.

Pikënisja për sqarimin e këtij fakti është Ungjilli sipas Gjonit. Në të, Jezusi i paralajmëron të ardhmen Shën Pjetrit, të cilit sapo i kishte lënë për detyrë të kujdesej për grigjën e vet... 

...Një historian i famshëm i Kishës së shekujve III-IV, Euzebi nga Çezarea, në veprën e tij “Histori kishtare” (II,25,1-8) citon shkrimin e një prifti romak, Gaio, i cili dëshmon për ekzistencën e një “trofeu” të shekullit II në zonën vatikanase, në kujtim të vdekjes së Shën Pjetrit, mbi të cilin shkruhej emri i Apostullit. Një “trofe” i ngjashëm ishte vendosur edhe në rrugën Ostiense, për të kujtuar shën Palin.

Që nga viti 1939, gërmimet arkeologjike në nekropolin e Bazilikës së Shën Pjetrit, kanë nxjerrë në dritë gjurmë të këtij kujtimi të lashtë, me shkrimet në greqisht të emrit të shën Pjetrit e me grafitet devocionale, që besimtarët i kushtonin Apostullit. Përveç konfirmimit të Ungjijve apokrifë, që duhen marrë me rezerva, mbetet pra, dokumentimi i pranisë dhe i martirizimit të Shën Pjetrit në Romë, që në dhjetëvjeçarët e parë të krishtërimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco