Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shuhet në moshën 84-vjeçare mjeshtri i valles shqiptare, Besim Zekthi

Shuhet në moshën 84-vjeçare mjeshtri i valles shqiptare, Besim Zekthi

17:31, 28/06/2020
A+ Aa A-

Shuhet në moshën 84 vjeçare mjeshtri i valles popullore mbarëshqiptare, Besim Zekthi. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe spektatorëve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij mjeshtrin e valles shqiptare, të pazëvendsueshmin, Besim Zekthi.

Zekthi lindi më 5 shkurt 1936 në Tirane, kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria” dhe ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

liu 28/06/2020 17:57

Rahmet paste. Ju mediat keni harru me shkrujt qe vdiq nga virusi.

Shto koment

Denonco