FOTO/ Nënë Haxhireja, çamja 100-vjeçare dëshmitarja e gjallë e genocidit grek

FOTO/ Nënë Haxhireja, çamja 100-vjeçare dëshmitarja e gjallë e genocidit grek

21:16, 27/06/2020
A+ Aa A-

Në Shqipëri me aktivitete të ndryshme në javën e fundit të muajit qershor përkujtohet gjenocidi grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

Këtë vit shënohet 76-vjetori i gjenocidit grek në Çamëri, ndërsa data 27 qershor është shpallur me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë si "Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë".

Por personat që e kanë përjetuar për së gjalli këtë ngjarje të dhimbshme janë shumë pak, për të mos thënë asnjë. 

Por studiuesi Kastriot Dervishi sjell rastin e 100-vjeçareje, nga Margëlliçi, e cila është dëshmitarja okulare e atyre ditëve të paharruara.

"Çamja 100 vjeçare

Zonja Haxhire (Xheko) Elmazi, lindur më 20.5.1920 në Margëlliç të Çamërisë, banuese në Arapaj (Durrës).
Mbase është çamja më e vjetër që jeton nga brezi që erdhi në Shqipëri pas gjenocidit të vitit 1944. Modeli i gruas fisnike çame që do të trashëgohet nga brezat në vijim. Një shekull jetë me ëndrrën për të parë edhe një herë të vetme vendlindjen", shkruan Dervishi në postimin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco