Homazhet për Moikom Zeqon, Arta Dade:  Ikja e një miku e dhimbshme, do lërë pas zbrazëti

Homazhet për Moikom Zeqon, Arta Dade: Ikja e një miku e dhimbshme, do lërë pas zbrazëti

11:31, 20/06/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade pohoi se ka qenë nder për të gjithë atë që e kanë njohur dhe e kanë pasur mik Moikom Zeqon, i cili ndërroi jetë ditën e hënë pas një sëmundje të rëndë.

Teksa mori pjesë në homazhin që po zhvillohet para Muzeut Historik Kombëtar, Dade tha se ikja e Zeqos, do të lërë pas një zbrazëti dhe dhimbje.

“Ka qenë ndër për ne që e kemi pasur Moikomin mik. Ikja e një miku është e dhimbshme. Lë pa një zbrazëti që nuk do të mbushet për shumë kohë. Do na mungojnë bisedat që bënte, bisedat e ngrohta. Do ta mungojë Moikomi si njeri. Aq i ndjeshëm. Ai është një erudit, dhe nuk ka lëndë të veprimtarisë njerëzore që nuk ka një kontribut. Pasi do të na lërë një zbrazëtirë, si njeri i madh dhe si një shqiptar i madh. Ndaj ai do të kujtohet me respekt dhe dashuri, ashtu siç e meritonte. Kjo ceremoni, e rrallë për kohën që mbahet, tregon se Moikomin e donin.”, tha Dade.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco