Në 18 qershor vdiq Sami Frashëri

Në 18 qershor vdiq Sami Frashëri

09:07, 18/06/2020
A+ Aa A-

Në 18 qershor të vitit 1904 vdiq Sami Frashëri, ideologu i Rilindjes Kombëtare shqiptare, dijetar i përmasave botërore, shkrimtar, dramaturg, linguist, hartues i enciklopedisë së madhe “Kamus al alam”.

Sami Frashëri lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850. Ishte një nga djemtë e Halit bej Dakollarit. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1865 së bashku me pesë vëllezërit e tij dhe dy motrat u vendos, në Janinë, ku me vëllanë, Naimin, Sami Frashëri kreu shkollën e mesme greke “Zosimea”, me ç’ rast përveç kulturës së përgjithshme, përvetësoi krahas greqishtes së re e të vjetër edhe gjuhën latine, gjuhën frënge dhe atë italiane.

Në Tetovë, nga Mahmut Efendiu, mësoi arabisht, persisht dhe turqisht. Më 1872 u vendos në Stamboll ku zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike-borgjeze turke.

Ishte një ndër organizatorët kryesorë të “Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare” dhe me themelimin e “Shoqërisë së të shtypurit me shkronja shqip” (1879) u zgjodh kryetar i saj. Vdiq në Stamboll në moshën 54 vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco