VIDEO/ Braktiset nga ministria, rrënohet shtëpia muze e Zekajve në Lezhë

VIDEO/ Braktiset nga ministria, rrënohet shtëpia muze e Zekajve në Lezhë

15:39, 17/06/2020
A+ Aa A-

Shtëpia muze e Zekajve në Lezhë është rrënuar.

Goditjen e fundit ia ka dhënë tërmeti i 26 nëntorit. Gjithçka që ka mbetur prej saj janë disa pjesë muresh, që rrezikojnë dita-ditës të shemben. 

Kjo është gjendja në shtëpinë muze të Zekajve në lagjen ‘Sheher’ të Lezhës e klasifikuar monument kulture. Banesa mbi 200 vjeçare dhe mjaft e veçantë, për strukturën e saj në të gjithë veriun e vendit, nuk e pati asnjëherë vëmendjen e Ministrisë së Kulturë.

Edhe pse ka ngritur alarmin tek ky institucion për ndërhyrje imediate, Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturorë në Lezhë, Paulin Zefi thotë se kthimi në identitet do të ketë një kosto shumë të lartë.

Shtëpia e Zekajve, e shpallur monument kulture, rrezikoi nga amortizimit të zinte poshtë edhe ndonjë prej vizitorëve, që i drejtohej me kureshtje. Fatin e saj e ka edhe shtëpia Muze e Mlikajve, e cila ndodhet në qendër të qytetit, por që i ka rezistuar dy tërmeteve.

Turistët e huaj kanë shfaqur interes për të vizituar ndërtesën e rrallë edhe pse tashmë, është e mbuluar  me ferra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco