'Kopësht malësori': 105 vjet nga ndarja nga jeta e patriotit Josif Bagëri

'Kopësht malësori': 105 vjet nga ndarja nga jeta e patriotit Josif Bagëri

09:05, 15/06/2020
A+ Aa A-

Sot, përkujtojmë 105-vjetorin e ndarjes nga jeta të patriotit Josif Bagëri (1868 – 1915)

Josif Bagëri ka qenë poet, publicist dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Ai ka lindur në Nistrovë të Rekës.

Në vitin 1887, për shkaqe ekonomike u detyrua të emigrojë në Bullgari, ku u shqua për veprimtari atdhetare. Ai ishte një ndër nismëtarët e themelimit të shoqërisë patriotike “Dëshira” dhe të shoqërisë “Afërdita”, në Sofje.

Gjatë viteve 1909-1911 drejtoi gazetën “Shqypeja e Shqypnis”.

Ai shkroi dhe botoi në shtypin e kohës poezi me frymë popullore, që i shërbenin formimit të ndërgjegjes kombëtare.

Publicistikën e përmblodhi në vëllimin “Kopësht malësori”. Josif Bagëri u kthye në Atdhe më 1914 dhe drejtoi për pak kohë gazetën “Ushtima e Krujës”, që botohej në Durrës.

Ai vdiq më 1915 në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco