Skënder Sherifi, poeti që ndryshoi sistemin letrar

Skënder Sherifi, poeti që ndryshoi sistemin letrar

22:15, 06/06/2020
A+ Aa A-

Skënder Sherifi, shkrimtar e poet i njohur, i konsideruar si një përfaqësues i denjë i autorëve shqiptarë, rrëfen në Syri TV për risitë, që ka sjellë në sistemin letrar “Festivali i pasioneve”.

Ata që e njohin poetin, njohin gjithshtu edhe lidhjen shpirtërore që ka pasur me presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Gjatë intervistës për gazetaren Egla Xhemali, Sherifi rrëfen se ky i fundit ka qenë mbështetës i tij, jo vetëm në aspektin e krijimtarisë.

Për Rugovën në vargjet e poetit del sfondi shqiptarë dhe rrymat estetike, që kanë kaluar në Europë dhe Amerikë.

Në një klimë të gjallë intelektuale mes kulturës franceze dhe belge, ai hyri me një autoritet të pabesueshëm në letrat shqipe. Poeti ka krijuar universin e tij paralel me vëllimin poetik “Festivali i pasioneve”, për të cilin është vlerësuar nga kritika shqiptare dhe më gjerë. Një konglomerat kulturash, ngjyrash dhe imazhesh vijnë përmes  65 tablove. Poeti rrok të parrokshmen dhe e tjetërson bardhezinë e botës.

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco