‘The Last Curtain Fall’ - Ky ishte Teatri - Nga Oriel Besi Turdiu

‘The Last Curtain Fall’ - Ky ishte Teatri - Nga Oriel Besi Turdiu

16:10, 22/05/2020

Oriel Besi Turdiu, M.A (TUM) në Arkitekturë

Mora kurajën të shkruaj për ish-Teatrin Kombëtar, pasi ishte njëndërtesë tëcilësnjë vit më parë ia kam studiuar projektet e vjetra ndërsa po kërkoja temën e masterit tim në arkitekturë. Më pëlqeu dhe u lidha aq shumë me atëndërtesë saqë doja të propozoja një projektpër restaurimin e saj dhe për gjallëriminurbanistik tëzonëspërreth. Dëshira nuk m’u realizua sepse Universiteti Teknik i Mynihut (TUM), megjithëse njohu dhe e pranoi potencialin e projektit,më kërkoi të zgjidhja një projekt brenda Bashkimit Evropian. Në mars u diplomova dhe sot kam fatin taushtroj profesioninnëqytetin ku kreva studimet, por mbetem ende e dashuruar me atëndërtesë, prishja e së cilës më dhembi shumë.

Me këtë përshkrim sado pak të detajuar dua për një çast të harroj pamjet e trishta të gërmadhës që mbeti pas. Dëshiroj gjithashtu që ish-Teatrin Kombëtar t’jua sjell mëpranë zemrës atyre që e donin, por edhe atyre që mbetën skeptikë për vlerat e tij.

Ju ftoj tëbëjmësëbashku njëshëtitje imagjinare për ta zbuluar e kuptuar më mirë këtëndërtesë simbolike të Tiranës.

Zgjidhja urbanistike:

Që në fillimet e veta urbanizimi i Tiranësështë ndikuar nga arkitektë italianë. Ishin ata që krijuan aksin kryesor, ose shtyllënkurrizore të Tiranës që nis nga materniteti dhe mbaron tek universiteti, për t’u ngjitur më tej në kodrat e gjelbra. Përgjatë këtij aksi, nëpër bulevardin e madh, kalojmë maternitetin, Bashkinë e vjetër (zhdukur edhe ajo), Sheshin Skënderbej, Bankën Kombëtare, kompleksin e ministrive, Hotel Dajtin (zhdukur edhe ky, por jo si ngrehinë të paktën), Kryeministrinë, Universitetin, Stadiumin Kombëtar (të mëparshmin), i ngjitemi kodrës drejt Fakultetit Gjeologji-Minierapër të arritur deri te Pallati i Brigadave. Të gjitha ndërtime të ideuara nga italianët në stilin e kohës. Pozicionimi i ndërtesës së Teatrit Kombëtar në formë ‘U’-je që hapet drejt aksit tëlartpërmendur, bulevardit, të fton për t’u afruar e për tëhyrë brenda. Krijon njëzgjerim tëhapësirës, një ‘bark’ që të fton të ndalesh,të hysh në të, të pushosh. Është si presja në fjali, fjalia duke qenë aksi kryesor i Tiranës.

Është një zgjidhje elegante e zonës për integrimin endërtesës së re. Njëndërtesë e cila nuk bën shumë zë, është e thjeshtë, ama tërheq mjaftueshëm vëmendje me elegancën e kubaturave që nxjerrin në pah rëndësinë e saj.

Arkitektura, funksionaliteti teatrit:

I afrohemi kompleksit dhe i qëndrojmë përballë. Kjo ndërtesë dallon nga kompleksi i ministrive. Ështënjë shembull i arkitekturës moderne të kohës. Linja të pastra, kubike, pa zbukurime të tepërta arkitektonike. Përshkallëzimi i funksioneve të brendshme pasqyrohet edhe në fasadë. Mund të vëzhgojmëdyndërtesa vertikale në krah tënjëra-tjetrës. Më parë, këto të dyja kanë qenë të lidhura bashkë nëballë me një kolonadë të mbuluar dhe kurorëzoheshin me nga një ballkon përbri hyrjes. Kolonada, detaj i cilipërforcontenjësinë si e tërë, unifikonte kompleksin dhe përdorej si kalim ‘i mbuluar’ nga njëranjësi te tjetra. Ndërtesa në tëmajtë ishte ajo që mbante brenda skenën, ndërsa ajo në tëdjathtë kishte dhoma dytësore si dhoma pritje, restorant, kuzhinë, zyra, bibliotekë, salla leksioni etj. E thënë ndryshe, përmbante funksionet plotësuese të teatrit. Nëkrahë tënjëra-tjetrës, gjithnjë në simbiozë. Bukuria e planimetrisë së kompleksit të teatrit qëndron teshkallëzimi i natyrshëm i funksioneve të tij. Butë e butë ti kalon me shkallë nga zona para teatrit, brenda në godinë. Madje dhe hyrja ka pasur një mbulim nga sipër si mbrojtje kundër motit, detaj të cilin shumë pak veta mund ta dinë. Shkallët para hyrjes kanë qenë historikisht një element, i cili e ngrinte hyrjen nga niveli i tokës me qëllimin për ta theksuar, për ta nxjerrë në pah, për të tërhequr vëmendjen. Imagjinoni si paralelizëm tempujt e grekëve, çfarë efekti kanë ato shkallë guri kur i ngjisni. Enjëjtandjesi,në përpjesëtim më të vogël,është krijuar para hyrjes së teatrit. Brenda teatrit, mirëpritemi tek atriumi, më pas te holli ku përgatitemi shpirtërisht për shfaqjen e, si përfundim,dalim te salla e kadifenjtë. Zbresim ngadalë për të gjetur vendin tonë ndërtetëqind të mundshmet dhe në ballë të sallës shohim skenën. Me lëvizjen drejt ndërtesës dhe brenda saj, këmbët kanë shkelur nëpër të gjitha funksionet e saj, nga hapësira më publike deri tek ajo më private (salla shfaqjes), para se ta shohimveten përsëri jashtë në oborrin e mbrojtur. Një linjë e ndarë qartëdhe pastër. Në të njëjtën vijë logjike janë renditur dhe dhomat e ndërtesë sëdjathtë.Këto dy ndërtesa, bashkë me palestrën në fund që i bashkon, formojnënjë oborr me tre faqe dhe me një pishinë në mes. Oborr, i cili nëkëtë organizim, funksionon dhe si pengesë ndaj zhurmave. Qetësi nga zhurmat dhelëvizjet e qytetit. Nëkëtë oborr të mbrojtur ofrohej mundësia e organizimit të shfaqjeve të ndryshme në qiell të hapur. Pra,përsëri, një planimetri dhe funksionalitet i mirëmenduar deri në detaje për të gjitha stinët. Detajeqë vihen re edhe në brendësi të teatrit. Si rrallë herë, arkitektët këtu kanë patur dorë edhe në dizajnin e interiorit, si shkallët, korimanotdhe ndriçimi, realizuar të gjitha në punime të bukura druri.

Duhet theksuar që thjeshtësia e kësaj ndërtese nuk ështëdiçka që arrihet lehtë. Kush ka patur fatin dhe mundësinë tëprojektojë në jetën reale ose gjatë studimeve një teatëre kupton sa e vështirëështë të menaxhosh kompleksitetin e një funksioni të tillë dhe ta ‘paketosh’ atë në njëprojekt arkitektonik qëi mbijeton stilit dhe kohës së vet(zeitlos – do thoshin gjermanishtfolësit).

Konstruksioni i godinës

Sipas një studimi të vitit 2008 nga Instituti Politeknik i Barit, një nga materialet e ndërtimit ka qenë ‘populit’. Ky material përbëhet nga përzierja e çimentos me fibra plepi. Përzierja e tillë kombinon fortësinë e çimentos me elasticitetin e drurit për të krijuar një material ndërtimi që mund të parafabrikohet; është i lehtë në peshë dhe po aq i lehtë për t’u punuar. Populiti ka qene materiali mbushes mbi strukturën mbajtëse kryesore. Struktura e skenës është ndërtuar prej çeliku. Çfarë ia shton veçantinë godinës është se për kohën, parafabrikimi i elementëve dhe materiali i ndërtimit i përdorur në të kanë qenë inovative. Parafabrikimi kërkon nivel dhe saktësi të lartë projektimi, planifikimi dhe parapërgatitje, por shkurton kohën e ndërtimit dhe, si rrjedhojë, e bën ndërtesën më ekonomike.

Shënim:

Perceptimi negativ që është krijuar për materialin ‘populit’ është i pa vend sipas mendimit tim.

Për krahasim, ‘Typha’ qëështënjë bimë kënetore (gjendet edhe në Shqipëri, brezi i gjyshërve të mi e ka përdorur për ta vënë në vazo si zbukurim) është duke u studiuar dhe eksperimentuar nga Fraunhofer Institut në Gjermani për të vlerësuar përdorimin e ‘lules’ së saj si material ndërtimi. Fibrat e ‘Typha’ ngjiten në mënyrë tëçrregulltpër tëprodhuar një material të fortë e të qëndrueshëm.

Tani për tani ‘Typha’ përdoret në variantin si material i butë për termoizolim që kushton pak, ose në variantin e fortëpër struktura peshëmbajtëse.

Me këto materiale të përdorura për ndërtimin e kompleksit të teatrit dhe me mirëmbajtjen e duhur nga ana jonë si përdorues, Teatri Kombëtarduhet të na kishte kaluar me jetëgjatësi.

Përmbledhje:

Ndërtesa me funksion si teatri nuk planifikohen me datë skadence. Ato duhet t’i qëndrojnëkohës, tëedukojnë, të argëtojnë breza të ndryshëm e të bëhen pjesë e historisë dhe kulturës së një populli. Teatri Kombëtar ishte fasada historike e një qyteti të ‘ri’ si Tirana.

Teatrin si objekt kulturor e bëjnë pikat e lartpërmendura, të cilat vërtetojnë që kjo ndërtesë nuk shërbente si ‘dopolavoro’ e ushtrisë italiane, por njëarkitekturë e mirëmenduar në detajet, funksionalitetin dhe integrimin e saj me qendrën e kryeqytetit. Ajo ka shoqëruargjyshërit tanë gjatëperiudhës së pushtimeve, ka shërbyer si qendërpër aktivitete kulturore dhe sportive, si kinema, madje dhe si sallëpër gjyqet e kundërshtarëve politikë të regjimit.

Ndërtesa e dytë u përdor si bar kafe e Lidhjes së Shkrimtarëve. Përdorimet e shumta e të ndryshme ndër vite tregojnëpër fleksibilitetin e planimetrisë dhe opcionet e pafundme që mund ta kishin vijuar. Këto pika kanë peshë, ato nuk mund të fshihen e ç’rrënjosen pa e vrarë mendjen. Historia dhe trashëgimia duhet të kishin peshuar më shumë mbi supet e atyre qëpretendojnë të na drejtojnëpër mirë, të atyre që duhet të shohin më larg se ne ‘njerëzit e thjeshtë’.

Për teatrin nuk u kujdesëm, e lamë të degradohej për më shumë se njëzet vite. Për pasojë, u dhamë të tjerëve arsye të mjaftueshme për ta vulosur atë si ndërtesë që duhet rrëzuar. Këtuqëndron gabimi. Nuk duhej diskutuar a mbajnë muret. Ndoshta duhej diskutuar mos është i vogël dhe a duhet zgjeruar.

Teatri Kombëtar ishte lënë aq gjatë pas doresakërkonte të paktën restaurim rrënjësor. Xhamat e thyer që lejojnë brenda elementët e natyrës së egër, dhomat e paajrosura, mirëmbajtja e keqe, në mos braktisja,ndikojnë në gjendjen e ndërtesës. Çdo material,pa përjashtim,ndikohet nga përdorimi dhe nga vitet që kalojnë, por mirëmbahet, riparohet, përshtatet.

Me rritjen e popullsisësë Tiranës vërtet mund tëmos mjaftonin ulëset në sallë. Por këto nuk janë arsye për ta shembur teatrin. Harruat të diskutonit mbi vlerën historike, mbi funksionalitetin dhe si i ka qëndruarkohës. Ah, sikur të ishim aq të motivuar dhe me shpirt krijues sa të kishim bashkuar kokat e mënçura dhe njerëzit e ditur e me përvojë,nga disiplina e profesione të ndryshme, për t’i gjetur zgjidhje racionale të ardhmes së Teatrit Kombëtar.

Mund të ishte restauruar, mund të ishte zgjeruar, mund të ndryshonte funksion. Nuk do ishte ndërtesa e parëpër të cilën do merrej një vendim i tillë. Ministria e Brendshme, Banka Kombëtare, së fundi,Hotel Dajti, të gjitha janëndërtesaqë sot nuk janë në gjëndjen e tyre origjinale, por konceptimi dhe zgjidhjet arkitekturore janë ruajtur.

Dhe në fund dëshiroj të diskutojshkurt projektet që janëzbatuar deri tani apo janëplanifikuar për zëvendësimin e Teatrit dhe ndërtesave të tjera në Tiranë. Pyesni Tironsit e vërtetëdhe ata që kanë shumë e shumë dekada që banojnë në Kryeqytet se sa ndërtesa nga brezi prindërve,gjyshërvedhe stërgjyshërvetanë janë shembur. Sa kanë mbetur? Tirana nuk është qytet i vjetër, por shumica ndërtesave tashmëjanë më të reja se brezi im.

Identiteti, karakteri i qytetit, fasada e Tiranës nuk janëcoop-Himmelb(l)au, as Bjarke Ingels i BIG dhe as MVRDV. Është detyrë e këtyre zyrave arkitekture të ftuara nga jashtë t’i përshtaten traditës, kulturës, zonës tonë. Jo anasjelltas. Nuk mund të mbjellësh ndërtesa-bisha pa identitet që mund të ndërtohen kudo, edhe në fushë të zbrazët, në një vend të brishtë si Shqipëria.

Përzgjedhja arkitektit mund të duket gjë e lehtë, por të paktëjanë ata që reflektojnë mbi punën e tyre dhe ndikimin që lenë pas. Mos harroni se arkitektura ndikon në mënyrën sesi ti jeton; ku ha, ku fle, ku punon, ku pushon, si udhëton etj. Projektimi dhe ndërtimi është përgjegjësi e madhe që kërkon vizion dhe integritet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco