Rikthehet komedia ‘Një mbledhje e jashtëzakonshme në parlament’, Klod Hoxha: Kur kam xhiruar filmin horror pata frikë

Rikthehet komedia ‘Një mbledhje e jashtëzakonshme në parlament’, Klod Hoxha: Kur kam xhiruar filmin horror pata frikë

12:45, 20/05/2020
A+ Aa A-

‘Një mbledhje e jashtëzakonshme në parlament’ farsa e shkruar nga Ray Cooney duket se do të rikthehet shumë shpejt në teatrin e komedisë ‘Roland Trebicka’. Lajmi është bërë me dije nga Klod Hoxha në ‘Kafe shqeto’, në Syri TV. Për aktorin, i cili ka rolin kryesor në komedi çdo kohë do të ishte e përshtatme për ringjitje në skenë.

‘Besoj se do të rikthehet  nga shtatori, kur gjërat të normalizohen, nëse do të jetë stabilizuar situata me  korononën’, është shprehur Hoxha. Më tej, ai ka pranuar se kjo verë do të jetë e vakët, sa i përket projekteve teatrore, pasi ato janë të pezulluara, megjithatë duket se produksionet filmike do të vijojnë.

Aktori u shpreh se është në pritje të premierës së një produksioni amerikan. E veçanta e tij është se i përket zhanrit horror.  I pyetur nga moderatori Qarri, nëse ka pasur ndonjëherë ndjesi frike teksa xhironte, Klodi është përgjigjur kështu: Po, kam pasur frikë.

Më tej, aktori zbuloi se në verë do të udhëtojë drejt jugut për të pushuar me familjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco