Ndahet nga jeta në ditën e lindjes akademiku Gudar Beqiraj Gudar Beqiraj

Ndahet nga jeta në ditën e lindjes akademiku Gudar Beqiraj

10:39, 11/05/2020
A+ Aa A-

Akademiku i shquar Gudar Beqiraj është ndarë sot nga jeta në moshën 72-vjeçare dhe si për ironi të fatit, pikërisht në ditën që ka lindur. Lajmi u dha nga N/kryetari  i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole, i cili e njoftoi në Fb:

“Sot u nda nga ne miku dhe akademiku Gudar Beqiraj! Zgjodhi të ikte në ditën që lindi, si për ta kujtuar vetëm 1 herë në gëzim, e jo ndryshe! I paharruar do të jesh miku ynë, që e filloje ditën me fjalët: "Çfarë të mire do të bëjmë sot?!" 

Familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, Akademia e Shkencave kolegun dhe akademikun e përkushtuar, bota e sportit shqiptar një sportist dhe dashamirës të madh të saj, dhe ne mikun tonë zemërgjerë, si ai.”

Lajmin po ashtu e përcolli edhe gazetari i njohur Defrim Methasani: "E pabesueshme por e vërtetë. Mëngjesi i 11 majit, rezervoi një lajm të trishtë dhe të dhimbshëm. U nda nga jeta Prof Gudar Beqiraj, akademiku i njohur dhe njeriu me shumë detyra dhe kontribute në shkencën informatike dhe në sportin e peshëngritjes. Në moshën 72, ai iku nxitimthi nga kjo jetë, duke pikëlluar familjen dhe të gjithë miqtë e shumtë të tij. U prehsh në paqë babaxhan. Ike vërtet fizikisht, por mbetesh shpirtërisht dhe përjetësisht...!" përfundon Methasani.

JETESHKRIM I Z. GUDAR BEQIRAJ

Akademik Prof. Dr. Gudar Beqiraj, ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës. Është specializuar në Gjeostatistikë pranë Qendrës së Gjeostatistikës në Fontainbleau, Francë si dhe në metodat e informatikës së aplikuar në Gjeofizikë në Universitetin Paris VI, Francë.

Në 1992 ka kryer punë shkencore pranë Universitetit “La Sapienza”, Romë, Itali.

Në vitin 1994 merr titullin “Profesor”, dhënë nga Këshilli i Lartë i Atestimit të Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë.

Në vitin 2003 i akoedohet titulli “Akademik”, dhënë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Në 2012 është bërë anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve.

Kontributi i tij shkencor përfshin: Pjesëmarrjen në Kongresin e III Botëror të Gjeostatistikës, Avignon, Francë (1987). Anëtar i Komisionit të Vlerësimit për mbrojtje doktorature në Fontainebleau, Francë (1988). Pjesëmarrës në Simpoziumin Ndërkombëtar për zbatimin e metodave matematikore në Gjeologji-Miniera, Pribram, Çekosllovaki (1989). Pjesëmarrës në Simpoziumin CODATA, Leeds, UK (1990). Pjesëmarrës në Simpoziumin Ndërkombëtar për zbatimin e metodave matematikore në Gjeologji-Miniera. Prezantimi i vlerësuar me medalje argjendi. Pribram, Çekoslovaki (1991). Anëtar i Këshillit të Fakultetit të Ekonomisë – Universiteti i Tiranës. (2002-2007). Anëtar i Komisionit të Kualifikimit Shkencor pranë Ministrisë së Arsimit (2007).

Është realizues i algoritmeve dhe programeve të ndryshme në gjuhët e programimit: Algol, Paskal, Fortran, të aplikuara në fusha të ndryshme si gjeofizika, gjeologjia, bujqësia, nafta, mjekësia, etj.

Përvoja e tij profesionale është shumë e gjatë dhe e pasur. Në vitet 1971-2003 ka qënë matematikan në INIMA dhe në 1993 Drejtor i INIMA. Në vitet 2007-2009 Dekan i Fakultetit të Teknoligjisë së Informacionit në UPT dhe në 2009-2013 Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. 2017-2018 Drejtor i Shkollës së Doktoratës, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe në 2018 e në vazhdim Rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. 

Ka një përvojë 45 vjeçare si pedagog i matematikës dhe i informatikës në Universitetet e Shqipërisë si dhe pedagog për sportin e peshëngritjes në Akademinë e Sporteve në vitet 80-të.

Përveç kontributeve në fushën shkencore, ka kontribute edhe në aktivitete e fusha shoqërore. 

Në 1982 Arbitër i kategorisë së parë ndërkombëtare në peshëngritje. 1992-2000 President i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. 1996-2000 Zëvendës President i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. 1993-vazhdim Presidenti i Fondacionit Humanitar “Sue Ryder Care” Albania. 2004-vazhdim Anëtar i Bordit të Fondacionit Ndërkombëtar “Sue Ryder Care”. 

2003-vazhdim President i Hospisit të parë në Shqipëri për të sëmurët terminal të diagnostikuar me kancer. 2008 Çmimi Personalitet i Vitit, akorduar nga Bashkia e Tiranës, 

2016 Medalje e Artë për kontributin 50 vjeçar në sportin botëror të peshëngritjes, nga Federata Botërore e Peshëngritjes.

    NE PRILL 2019, I JEPET TITULLI NGA PRESIDENTI ILIR META,  "KALORES I URDHRIT TE SKENDERBEUT

    Më 19 prill 2019, Beqiraj u dekorua nga Presidenti Ilir Meta me titullin "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut", në 10-vjetorin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gj 12/05/2020 22:36

    Djalli eshte edvin idjoti, mafjozi na beri fukarenj.

    Gaqi11/05/2020 12:29

    Erdha o Gudi me prit te bejme ca KCK andej. Ta dhjesim boten tjeter sic dhjeva Politeknikun

    Shto koment

    Denonco