Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shkrimtari Colson Whitehead fiton çmimin Pulitzer për herë të dytë

Shkrimtari Colson Whitehead fiton çmimin Pulitzer për herë të dytë

09:00, 05/05/2020
A+ Aa A-

Shkrimtari amerikan Colson Whitehead është bërë shkrimtari i katërt që ka fituar dy herë çmimin Pulitzer për prozë letrare.

Shkrimtari  afrikano-amerikan u vlerësua për librin “The Nickel Boys”, i cili bën kronikën e abuzimit të djemve zezakë në një shkollë riedukimi për të mitur në Florida.

Whitehead, një 50-vjeçar nga New Yorker, e fitoi çmimin në vitin 2017 në të njëjtën kategori për librin e tij “Underground Railroad”. Para tij, vetëm Booth Tarkington, William Faulkner dhe John Updike kishin fituar dy herë Pulitzer për fiction.

Çmimet e vitit 2020, të shtyra për disa javë për shkak të koronavirusit, u shpallën në distancë këtë vit nga dhoma e ndenjes e administratores së Pulitzer, Dana Canedy.

Ajo vuri në dukje se Pulitzerët e parë u akorduan në vitin 1917, më pak se një vit para shpërthimit të gripit spanjoll.

Ata janë ndër nderimet më të larta për gazetarët dhe shkrimtarët me qendër në SHBA.

Whitehead ka thënë më parë se ai u rrit duke dashur të jetë versioni “i zi”, i shkrimtarit të tmerreve, Stephen King.

“The nickel boys” i tij u frymëzua nga historia e tmerrshme e jetës reale në Shkollën e riedukimit për djem në  Florida, ku fëmijët e dënuar për vepra të vogla iu nënshtruan abuzimeve të dhunshme.

Romani u vlerësua nga komiteti Pulitzer për "eksplorimin e abuzimit në një shkollë riedukimi në epokën e Jim Crow në Florida, që në fund të fundit është një histori e fuqishme e këmbënguljes, dinjitetit dhe shëlbimit njerëzor".

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco