Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Spektakël qiellor gjatë natës, ja çfarë do të ndodhë në fundjavë

Spektakël qiellor gjatë natës, ja çfarë do të ndodhë në fundjavë

17:13, 01/05/2020
A+ Aa A-

Qielli i natës do të ofrojë “spektakël” gjatë fundjavës për të gjithë ata që janë të apasionuarit pas eventeve astronomike. Shiu i radhës i meteorëve që do të ndriçojë qiellin në ditët në vazhdim është Eta Aquariids, i cili e arrin pikun e tij të martën e javës që vjen.

Eta Aquariids janë të krijuar nga mbetjet që lë pas Kometa Halley dhe ndodh çdo vit nga mesi i prillit deri në fund të majit. Duke nisur nga e shtuna, meteorët e vegjël mund të shihen në qiell orë pas ore, por gjatë të martës mund të shihen mbi 40 prej tyre çdo një orë.

Astronomët thonë se nëse doni që ta shihni shiun e meteorëve duhet të gjeni një karrige të rehatshme dhe të prisni jashtë për momentin e duhur, gjithsesi nuk do të keni nevojë për dylbi apo teleskop.

Për një “shfaqje” sa më  të mirë, duhet një vend larg dritave të rrugës apo burimeve të tjera të ndotjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco