FOTO/ Koha kur manifestimet e 1 Majit reklamonin 'zhvillimin e madh' të Shqipërisë

FOTO/ Koha kur manifestimet e 1 Majit reklamonin 'zhvillimin e madh' të Shqipërisë

08:21, 01/05/2020
A+ Aa A-

"Në Shqipëri, ashtu si edhe në vendet e tjera komuniste, 1 Maji ose “Dita e klasës punëtore” konsiderohej si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Me rastin e saj organizoheshin aktivitete dhe manifestime në të gjithë vendin", njofton Muzeu Historik Kombëtar "Shtëpia me Gjethe".

Një manifestim i madh zhvillohej në sheshin “Skënderbej” të kryeqytetit, ndërsa në tribunën kryesore të vendosur para godinës së Kuvendit Popullor dilte udhëheqja e PPSH për të përshëndetur klasën punëtore.

Paradat që organizoheshin në formën e kuadrateve (kuadratet e nxënësve të shkollave, kuadratet e studentëve, kuadratet e klasës punëtore nga ndërmarrje të ndryshme të vendit, kuadratet ushtarake), përshëndesnin udhëheqësit e lartë të Partisë.

Kjo festë shfrytëzohej për të treguar se Partia dhe udhëheqësi i saj ishin të pagabueshëm dhe po e udhëhiqnin vendin drejt lulëzimit ekonomik. Pasditja shoqërohej me aktivitete festive nëpër shkolla, në kooperativa apo në ndërmarrje të ndryshme ku shpalleshin edhe punonjësit e dalluar të vitit.

Edhe një herë, me këtë rast, klika e kohës gjente rast të reklamonte arritjet dhe madhështinë e “Partisë së Punës së Shqipërisë me në krye Enver Hoxhën”. Festa e 1 Majit, nga një festë me origjinë manifestimin dhe protestën për lehtësimin e kushteve të punës së punëtorëve, u kthye në një festë ku Partia-Shtet reklamonte “zhvillimin e madh që kishte vendi”.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kuti 01/05/2020 15:47

MIRE BENI QE U HIQNI MALLIN NOSTAGJIKEVE SPIUNA TE ENDERRIT§

Shto koment

Denonco