Mani, aq i dashur

Mani, aq i dashur

10:33, 29/04/2020
A+ Aa A-

Mani ose (Morus) është pemë shumëvjeçare nga familja Moraceae. Ekzistojnë 10-16 lloje manash, të cilat e kanë prejardhjen nga Azia, Afrika dhe Amerika veriore. Në viset tona janë të përhapura dy lloje; mani i zi dhe mani i bardhë.

Historia
Mani është shumë i kultivuar në Kinë dhe sipas disa dokumenteve, kultivimi i tij daton rreth 2700 vjet para Krishtit. Rritja e tij ishte e lidhur fillimisht me shfrytëzimin e larvave krimbit të mëndafshit për të prodhuar mëndafshin. Në kohët e lashta, praktika e prodhimit të mëndafshit u shtri edhe në Armeni dhe Detin Kaspik, më vonë në sajë të arabëve, përhapja e tij u zgjerua edhe në Evropë.

Mani i bardhë
Mani i bardhë është një pemë që shkon në një lartësi deri 10 metra. Për qëllime kurative përdoren manat, gjethet dhe lëkura. Në kokrrat e manit gjenden vitaminat B1, B2, C, PP, karotina, flavonoidet, acide organike, lëndë pektive, ngjyrosëse, hekur, sasi të konsiderueshme sheqeri, përfshi këtu dhe glukozën, fruktozën, saharozën. Në farë gjendet dhe vaj yndyror.

Përdorimi
Në saj të eksperimenteve farmakologjike është vendosur se lëndët rrëshirë të gjetheve të manit të bardhë janë të afta të ulin tensionin e gjakut. Manat e bardhë kanë cilësi antiflamative, antiseptive, kundra kollës së thatë, shkarkimit të urinës, si dhe veti shëruese të plagëve. Lëvozhga e trungut dhe degëve ka veti shëruese të plagëve, kurse gjethet ulin ethet e forta. Kokërrat, lëngu dhe gjethet përdoren për bronshitet, pneomoninë dhe asmën bronkiale.

Vendndodhja në Park
Mani i bardhë është një ndër pemët zbukuruese të Parkut të Madh të Liqenit Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco