1920: Del në shitje në Champs-Elysées, limuzina madhështore e Esat Pashës

1920: Del në shitje në Champs-Elysées, limuzina madhështore e Esat Pashës

10:11, 23/04/2020
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë

“Le Figaro” ka botuar, të enjten e 29 korrikut 1920, në ballinë, një shkrim në lidhje me vënien në shitje të limuzinës së Esat Pashë Toptanit në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Makina e Esat Pashës

Sot, do të dalë në shitje, në një garazh (dyqan) të madh në Champs-Elysées, limuzina madhështore që Esat Pasha përdori gjatë gjithë kohës që jetoi në Paris.

Është një makinë e shkëlqyer amerikane, gjashtë cilindra, njëqind kuaj fuqi. Është vënë shitje për pesëdhjetë mijë franga. Do të arrijë, siç duket, njëqind mijë franga, sepse shumë blerës janë në garë.

Mos vallë është kjo për shkak të personalitetit të ish-pronarit të saj, apo sepse makina është - të paktën, thuhet, - një automobil me një cilësi të jashtëzakonshme? Kështu kalon lavdia e botës.

    /Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    toni29/04/2020 11:04

    shqiptaret nuk kishin buke te hanin kurse keta tallnin bythen si pashallare te medhenj ne evrope. e paska pasur hallall plumbin qe mori

    Shto koment

    Denonco