E bija e Rikard Ljarjas i bën një premtim miqve: Sapo të kthehet pak normaliteti ...

E bija e Rikard Ljarjas i bën një premtim miqve: Sapo të kthehet pak normaliteti ...

10:55, 22/04/2020
A+ Aa A-

Lorena, vajza e Rikard Ljarjas shkroi fjalë prekëse, shoqëruar me një album fotografish familjare për babanë e saj që ndërroi jetë dhe u varros dje në Shkodër, sipas amanetit që la. Lorena i ka bërë një premtim, miqve të tij dhe të familjes, që do ta realizojë sapo jeta të kthehet në normalitet.

“Sot ka qene nje dite shume e dhimbshme per mua dhe familjen time, - shkruan Lorena, - jo vetem sot, por qe sot gjithcka do jete ndryshe per ne. Asnjehere nuk je gati ti thuash lamtumire prindit, por une thjesht do zgjedh ti them sot babit mire u pafshim.

Nuk jam shume e mire me fjale, po sot te gjithe ju miqte e tij dhe tanet na keni mbushur, plotesuar me ngushellimet dhe gjithcka qe keni ndare per babin tim. Ju falenderoj sinqerisht nga zemra per cdo gje dhe cdo respekt qe i keni dhene babait tim. E kemi percjelle me dite te veshtira, por thjeshtesia ishte ajo qe ai gjithmone ka dashur.

Sapo te kthehet pak normalitet ne jetet tona, familja jone do organizoje dicka per ta kujtuar te gjithe bashke. U prehsh ne paqe dhe tu befte shpirti drite o babush”, shkruan ajo.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco