'Alo Dedë...'/ Filmi dhe personazhi që e bëjnë Rikard Ljarjan të pavdekshëm

'Alo Dedë...'/ Filmi dhe personazhi që e bëjnë Rikard Ljarjan të pavdekshëm

23:24, 20/04/2020
A+ Aa A-

Arti shqiptar është zi. Një nga emrat më të shquar të tij aktori, skenaristi dhe regjisori Rikard Ljarja është shuar në moshën 77 vjeçare. Ai prej 3 muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Jetën e tij artistike Ljarja e nisi në vitin 1965 si aktor në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në RTSH.

Rikard Ljarja do të mbahet mend si aktor protagonist në shumë filma, si “Komisari i Dritës”, “Rrugë të bardha”, “Pesha e kohës”, “Dueli i heshtur”, “Ndërgjegjia” dhe si regjisor e aktor në filmin “Skëterr 43”, “Në pyjet me borë ka jetë” etj.

Ai ka krijuar mjaftë personazhe në filmat e tij që kanë mbetur në fondin e kinematorgrafisë shqiptare. Ljarja është bashkëshorti i aktores së njohur Marjeta Ljarja.

Më poshtë një fragment nga filmi "Rrugë të Bardha", ku Ljarja me rolin e Dedës ka ngelur përgjithmonë në memorien e shqiptarëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco