Shtrohet me urgjencë në spital aktori i njohur

Shtrohet me urgjencë në spital aktori i njohur

21:27, 18/04/2020
A+ Aa A-

Aktori i njohur Bruno Shllaku është shtruar këtë të shtunë me urgjencë në spital.

Burime për “BalkanWeb” thanë se aktori i mirënjohur ndodhet i shtruar në reanimacion në QSUT.

Bruno Shllaku numëron me dhjetëra role në kinematografinë shqiptare si edhe në skenën e Teatrit Kombëtar. Ndër rolet me të spikatura janë, në dramën “Gjaku i Arbërit” e Fadil Krajës me regji të Artistit të Popullit, Serafin Fanku“Çështja e Blertës”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Hetimi” etj.

Interpretimi i tij më i fundit do të jetë në rolin e Rrokut në filmin “Gjallë” në vitin 2009.

CV:

Filmografia

Der Albaner - (2010)
Gjallë - Alive! (2009)
Busulla (Film me metrazh të shkurtër) - (2008)
Balada e Kurbinit - (1989)
Guri i besës - (1986)
Dasma e shtyrë - (1984)
Fundi i një gjakmarrjeje - (1983)
Flaka e maleve - (1982)
Një natë pa dritë - (1981)

Teatër

2008 -- “Nënë Tereza” e Lazër Filipit (Artist i Merituar)
1985 -- “Çështja e Blertës”
1982 -- “Gjaku i Arbërit” e Fadil Krajës
“Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” e Ismail Kadares
“Hetimi"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco