FOTO/ Kush ishte Patricia Millardet, gjyqtarja e pakorruptuar e Komisar Katanit

FOTO/ Kush ishte Patricia Millardet, gjyqtarja e pakorruptuar e Komisar Katanit

22:37, 13/04/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme ndërroi jetë aktorja e njohur dhe shumë e dashur për shqiptarët, Patricia Millardet.

Ajo u bë e njohur për shqiptarët në serialin italian “Oktapodi”, si Silvia Conti, avokatja kurajoze dhe e pakorruptuar që u bë krah për Komisarin e policisë, Corrado Cattani, rol që u luajt nga i mirënjohuri Michele Placido.

Aktorja me origjinë franceze, ndërroi jetë pasditen e djeshme, në spitalin San Camillo në Romë pas një krize në zemër.

Aktorja lindi në vitin 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e New Aquitaine, në Francë.

Në karrierën e saj, ajo numëronte disa role në kinematografi dhe televizion.

Një ndër rolet e saj të para ishte filmi "Il tempo delle mele 2" në vitin 1982. Më pas debutoi në kinemanë italiane në vitin 1987 me filmin e Carlo Lizzanit "Assicurazione sulla morte".

Por kulmi i karrierës së  Patricia Millardet ka qenë roli i gjyqtares Silvia Conti në serialin e njohur edhe mes shqiptarëve "Oktapodi".

"Mendoj se Silvia i pëlqen publikut sepse është shumë e moralshme, e pastër dhe e gatshme. Në fillim isha nervoze, roli më fuste frikën. Por shkoi mirë. Për të realizuar një personazh duhet të besosh shumë dhe unë jam sforcuar të mendoj e të veproj ai ajo.", do të shprehej në një intervistë për "All" e ndjera lidhur me rolin në serialin e famshëm.

Ndërkohë në vitet 2001-2003 ka qenë protagoniste në serialin e Canale 5 "Il bello delle donne", ku luante personazhin Angelina Brusa.

Ndërkohë në vitin 2002 ajo u bë protagoniste e një fake news-i, sipas të cilit aktorja kishte tentuar vetëvrasjen, lajm i cili u mohua menjëherë nga vetë ajo.

Në datë 24 mars Millardet festoi 63-vjetorin e lindjes. /SYRI.net

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco