Ndërron jetë Silvia Konti

Ndërron jetë Silvia Konti

22:06, 13/04/2020
A+ Aa A-

Ndërron jetë një prej aktorëve, me të cilën shqiptarët e viteve '90 janë rritur.

Bëhet fjalë për Patricia Millardet, e famshme për rolin e Silvia Contit në serialin e famshëm "Oktapodi", raporton Syri.net.

Edhe pse pak e njohur më parë, Millardet mori famë ndërkombëtare me rolin e gjyqtares së fortë përkrah "Komisar Katanit".

Aktorja ndërroi jetë sot në spitalin San Camillo të Romës pas një krize kardiake.

Patricia Millardet lindi në 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e Nuova Aquitania, ndërsa më 24 mars kishte mbushur 63 vjeç.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi13/04/2020 22:11

Mos mor dhe kete kishim mangut...

Shto koment

Denonco