Si sot në 13 prill 1945, Gjyqi i Intelektualëve: Emrat e të dënuarve me pushkatim dhe burgim përjetë

Si sot në 13 prill 1945, Gjyqi i Intelektualëve: Emrat e të dënuarve me pushkatim dhe burgim përjetë

11:36, 13/04/2020
A+ Aa A-

Sot më 13 prill përkujtohet dënimi i intelektualëve në Gjyqin Special për Kriminelët e Luftës dhe Armiqtë e Popullit i njohur ndryshe si Gjyqi Special e cila ishte një gjykatë komuniste që veproi në pranverën e vitit 1945 (1 mars - 13 prill).

Gjykata Speciale e Tiranës, e formuar prej Koçi Xoxe, Kryetar Gjeneral Leitnant; Halim Budo, anëtar, Gjyqtar; Gaqo Floqi, anëtar, Gjyqtar; Hysni Kapo, anëtar, Kolonel; Beqir Balluku anëtar, Kolonel; Dr. Medar Shtylla anëtar; Faik Shehu, anëtar, Bilbil Klosi, anëtar, NKolonel; Gjon Banushi, anëtar, Major:

Vendosi të dënonte 19 vetë me pushkatim:

Fejzi Alizoti, Terenc Toçi, Aqif Përmeti, Gustav Mirdashi, Kostandin Kote, Hilmi Leka, Reshit Merlika, Beqir Valteri, Javer Hareshiti, Dik Cami, Ismail Golemi, Zef Kadarja, Tahsim Bishqemi, Shyqyri Borshi, Daut Çarçani, Kol Tromara, Bahri Omari, Qemal Vrioni, Tefik Mborja),

8 vetë me burgim të përjetshëm (Koço Kota, Xhavit Leskoviku, Koço Tasi, Ibrahim Biçaku, Xhevat Korça, Rifat Begolli, Bajram Pusitina, Shuk Gurakuqi)

8 me 30 vjet burg (Sokrat Dodbiba, Mihal Zallari, Et'hem Cara, Ndoc Naraçi, Andon Kozmaqi, Lazër Radi, Sami Koka, Sulejman Vuçiterni)

3 me 20 vjet burg (Mihal Sherko, Akile Tasi, Fiqiri Llagami)

5 me 15 vjet burg (Gjergj Bubani, Rrok Kola, Bilal Nivica, Ismet Kryeziu, Jakov Milaj)

5 me 10 vjet burg (Rrok Gera, Nedin Kokona, Rifat Tartari, Ihsan Libohova, Vangjel Goxhomani)

5 me 5 vjet burg (Emin Toro, Zef Benusi, Mahmut Golemi, Zija Bejleri, Manush Peshkëpija) 2 me 3 vjet (Zejnel Prodani, Sami Visoka) dhe

me 2 vjet burgim (Zef Shiroka).

Vetëm dy persona u shpallën të pafajshëm (Luigj Filaj, Abdurrahman Telqiu).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Abdyl Skrapari14/04/2020 15:31

Mendoj se nuk duhen shume komente. Mire qe i kujtoni se si ka shku puna nuk po ka ndonji ndryshim te madh nga e kaluara. Atehere ishim te izoluar dhe satrapi bente si te donte sot jane kushte te tjera dhe nuk veprohet si atehere ese ca asht njisoj . Populli po vuan dhe kjo per hater teorish stafetash dhe cinizmit anti kombetar Shqiptar.

Abdyl Skrapari14/04/2020 15:30

Shto koment

Denonco