Deklarata ekskluzive e mbretit Zog në shtypin francez, një vit pas pushtimit nga Italia fashiste

Deklarata ekskluzive e mbretit Zog në shtypin francez, një vit pas pushtimit nga Italia fashiste

08:26, 07/04/2020
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë

“Le Midi Socialiste” ka botuar, të martën e 9 prillit 1940, në faqen n°2, deklaratën e mbretit Zog, një vit pas nënshtrimit të Shqipërisë nga Italia e Musolinit, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Me rastin e nënshtrimit të Shqipërisë nga Italia e Musolinit, zyra e shtypit shqiptar komunikon deklaratën e mëposhtme të mbretit Zog I :

“Shqiptarët, si të gjithë popujt e tjerë, kanë të drejtën e shenjtë për të jetuar të lirë dhe të pavarur në tokën e të parëve të tyre.

Shqiptarët, të drejtën natyrore dhe legjitime, e kanë shenjtëruar në sytë e botës nëpërmjet sakrificave të gjakut që ata kanë bërë gjatë një historie të vjetër disa mijëra vjeçare.

Mbretëresha dhe unë, si të gjithë shqiptarët, i kushtojmë të gjitha mendimet dhe përpjekjet tona që kombi shqiptar të fitojë të drejtën për të jetuar në mënyrë të pavarur, e drejtë që bota e qytetëruar e ka njohur solemnisht.

Jam plotësisht i bindur që Shqipëria, falë sakrificave të fëmijëve të saj dhe pozicionit gjeografik në Ballkan, do të shohë fundin e agresionit që i është shkaktuar dhe rikthimin e të drejtës së saj për një jetë të pavarur, në tërësinë e saj./Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco