Sikur mos të m'i kujtonin Muzat e Olimpit...- Dita për të kujtuar përkthyesin e kryeveprave, Gjon Shllakun

Sikur mos të m'i kujtonin Muzat e Olimpit...- Dita për të kujtuar përkthyesin e kryeveprave, Gjon Shllakun

09:03, 24/03/2020
A+ Aa A-

Përkujtohet sot intelektuali dhe përkthyesi që shqipëroi kryeveprat botërore, Gjon Shllakun

Tani ju, o muza, që n'Olimp banoni,
dhe si hyjnesha para syve keni
çdo send dhe nuk ju mbetet gjë pa ditur,
tregomni prijsit edhe princat dànaj,
të cilët ne kurrë parë me sy s'i kemi,
por kemi ndier lavdinë pamort të tyre.

Të gjithë kreshnikët që në Trojë luftuan
nuk do të mundja t'i përmend me emër,
sikur dhjetë gjuhë edhe dhjetë gojë të kisha
zë t'pashteruar dhe krahror prej tunxhi,
mos t'm'i kujtonin Muzat e Olimpit
-bija të Zeusit shqytamadh – fatosat
që n'Ilion erdhën luftë t'u hapin trojasve.

ILIADA, Homeri Kënga e II-të

Gjon Shllaku (Shkodër, 24 mars 1923 – 16 gusht 2003) ishte seminarist dhe më tej u shqua si përkthyes i klasikëve grekë, latinë e francezë. Nga 24 shtatori 1935 deri më 9 dhjetor 1945 studioi në Seminarin Papnuer të Jezuitve duke bërë edhe vitet e larta të teologjisë dhe filozofisë. Aty studioi për pesë vjet greqishten e lashtë, dhe për tetë vjet latinishten. Filozofia dhe teologjia jepeshin në latinisht, duke qene se ajo ishte gjuha e klerit.

Ishte vetëm 22 vjeç, më 1946-ën kur regjimi komunist e dënoi me burgim te përjetshëm, 101 vjet burg si anëtar i grupit të “Bashkimit shqiptar”, prej të cilave vuajti 11, nëpër burgje e kampe internimi.

Profesor Shllaku u bë i njohur me përkthimin në shqip të Iliadës së Homerit, si dhe të veprave të Sofokliut, Euripidit, Virgjilit etj. Më 25 dhjetor të 1995 i jepet titulli “Profesor” nga komisioni i kualifikimit shkencor, muaj kur dekorohet po ashtu me Urdhërin Naim Frashëri i Artë. Në prill të vitit 2003 i akordohet urdhëri “Mjeshtër i Madh” dhe nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës “Qytetar nderi i Shkodrës”.

Po ashtu dekorohet me Urdhrin Naim Frashëri i Artë nga Presidenti. Është fitues i “Penës së Artë” të dhënë nga MTKRS për përkthimin e “Gjeorgjikave” të Virgjilit më 2001 si dhe fitues i ”Diskut e Argjendtë” akorduar nga qeveria greke me anë të ambasadës së saj në Tiranë./MARRE NGA MUZEU KOMBETAR SHTEPIA ME GJETHE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kuti 27/03/2020 17:32

Ju myti xhelosia o katunare! Shkrova diçka, pak me pare per perkthyesin gjenial Gjon Shllaku dhe nuk e publikuat! Ndoshta sepse permenda IKadarene, qe edhe pse ka folur gjer e gjate per Homerin dhe Iladen, e krtikoj sepse nuk ka thene asnje gjysem fjale per Shllakun, nuk e permend gjekundi klasin qe ka shqiperimi i Shllakut! Tung o trungj! Ps:Nuk me hidhnon shume jo publikimi sepse une kam thene nje te drejte, ashu siç e mendoj une! por, po perifrazoj Kadarene: qe ka thene: "Ne shqiptaret nuk do te ndryshojme, e nuk do shkojme perpara si gjithe popujt e tjere po nuk i pame dhe po nuk njohem te vertetat dhe gabimet tona" Dhe une me ate qe thashe ne komentin thashe nje te vetete perderi sa nuk u publikua! Por nejse une i ruaj per vete keto qe mendoj, e shkuaj!

kuti27/03/2020 14:58

Kush e ka bere kete kujtese? Desha ta falenderoj nga ana ime!

Kuti27/03/2020 14:56

Me njohjen modeste te letersise se shkruar dhe lexues i rregullt prej shume e shume vitesh, vepra me e bukur qe kam lexuar ne jeten time eshte Iliada e perkthyer me mjeshtri te rralle nga Gjon Shllaku!..... Une nuk e kam laxuar ate veper.... e kam pare me syte e mij luften e Trojes, aq i thelle e klasik eshte ai perkthim...duket sikur eshte Homeri vete qe na e trgon ne shqip ate lufte! Kam lexuar here pas here essè te Ismal kadirovit duke levduar deri atje ku e meriton Homeri, por nuk e kam lexuar prej tije asnje fjale per perkthyesin e madh.....Dhe e ka bere aq natyrshem kete kapercim sa qe nuk te shkon ndermend fare mos permendja e tij ... per monetin! Nuk besoj se Kadare e di greqishten e lashte apo latinishten ne ate nivel qe ta kate lexuar ne origjinal! Tung o Kadare!!!

Kuti27/03/2020 14:55

Shto koment

Denonco