Adi Krasta i thotë po 'Syri TV'. Shumë shpejt në ekranin e ri

Adi Krasta i thotë po 'Syri TV'. Shumë shpejt në ekranin e ri

18:46, 13/03/2020
A+ Aa A-

Gazetari i njohur, Adi Krasta i përgjigjet ftesës së bërë nga Syri TV. Prezantuesi i famshëm e ka pranuar ftesën dhe shumë shpejt atë do e ndiqni në ekranin e ri të Syri TV.

“Para disa ditësh kolegë gazetarë që po punojnë për një stacion të ri televiziv, Syri Television, më kanë bërë një ftesë publike për të punuar me ta.

E pranoj me dëshirë ftesën e tyrë të respektueshme.

Gjithmone kam pasur bindjen se gazetaria mund të jetë një profesion dinjitoz. Faktet janë kokëfortë e të pandryshueshëm. Ia vlen të punohet për t’i përcjellë ato te publiku besnikërisht. Vendit i duhet një publik i informuar.

Është gjithmonë një lajm i mirë lindja e një televizioni të ri,” shkruan Krasta në FB.

Para pak ditësh, stafi i Syri TV i dërgoi një ftesë të hapur Krastës, të cilën e lexoni më poshtë.

https://www.syri.net/op-ed/321953/nje-apel-per-adi-krasten/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kiu13/03/2020 22:56

Suksese adi .suksese moskotier.

Daj Jaku13/03/2020 19:57

Mirësevjen Z. Crasta tek zëri i lirë. Njeriu i lirë ! Diogjeni shëtiste në Athinën e lashtë me një qiri në dorë në mes të ditës. "Çfarë kërkon me qiri në mes të ditës?" e pyesnin qytetarët. "Kërkoj një njeri, është shumë vështirë të gjesh një njeri."

Kosta13/03/2020 19:11

Bravo Syri......faleminderit Krasta....

Shto koment

Denonco