Zbulohet piktura origjinale e Dali në dyqanin e gjërave të përdorura, shitet 1200 dollarë

Zbulohet piktura origjinale e Dali në dyqanin e gjërave të përdorura, shitet 1200 dollarë

15:21, 10/03/2020
A+ Aa A-

Një vepër arti, e cila iu dhurua një dyqani me gjëra të përdorura, përfundoi duke u shitur për 1200 dollarë, pasi një vullnetar zbuloi se i përkiste piktori surealist Salvador Dali.

Ajo tha për CNN se e gjeti veprën në dhomën e vlerësimit, ku gjërave u vihet çmimi.

“Një ditë pashë këtë pikturë pranë të tjerave dhe mendova që duhet të ishte vërtetë e çmuar. “

Ajo i kërkoi pronarit nëse mund ta testonte te një ekspert.

Shumica e gjërave që shiten në dyqan kanë një çmim nga 10 në 50 dollarë. Por vepra në fjalë u zbulua se ishte pjesë e serisë së Dali, të quajtur ‘Komedia Hyjnore’. Kishte madje dhe firmën e artistit.

Seria e pikturave ka pasur rreth 100 vepra, pasi Dante shkroi 100 këngë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco