Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

AMA thirrje televizioneve: Në emisione ruani distancën mes të ftuarve

AMA thirrje televizioneve: Në emisione ruani distancën mes të ftuarve

13:32, 10/03/2020
A+ Aa A-

Me rastin e emergjencës kombëtare për koronavirusin në vendin tonë, edhe Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka bërë apel mediave dhe veçanërisht atyre vizive, që të ndjekin me rigorozitet rregullat bazë të parandalimit të përhapjes së virusit.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat AMA, kërkon që në programeve e drejtpërdrejta ose ato me regjistrim në studio ku ka publik, të respektohet distanca mes personave të ftuar.

‘AMA vlerëson angazhimin e redaksive audiovizive për raportimin dhe mbulimin e situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Informimi mbi dinamikën e situatës në terren dhe udhëzimet e autoriteteve të shëndetit, si dhe ekspertët janë bazë shumë e vlefshme për sqarimin dhe orientimin e publikut në vlerësimin realist të gjendjes, si dhe trajtimin eficent të problematikave që hasen.

AMA apelon për kujdes në rastet e programeve të drejtpërdrejta ose me regjistrim në studio audiovizive që kanë përqendrim personash, për të respektuar kërkesat e distancave optimale mes tyre.

Evitimi i rrethanave me studio televizive që aplikojnë formatet programore me prezencë të përqendruar të publikut, do të jetë ndihmë në parandalimin e rreziqeve të përhapjes së koronavirusit nga persona potecialisht të infektuar, bazuar dhe në udhëzimet e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë’, njofton AMA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco