FOTO/ Ndahet nga jeta aktori i famshëm

FOTO/ Ndahet nga jeta aktori i famshëm

14:13, 09/03/2020
A+ Aa A-

Aktori i famshëm franko-suedez Max von Sydow, është ndarë nga jeta të dielën, më 8 mars, në moshën 90-vjeçare, ka bërë të ditur familja. Ai është shfaqur në filma e seriale televizivë si Ekzorcisti, Flash Gordon dhe Game of Thrones.

Von Sydow ka qenë dy herë i nominuar për Çmimin Oscar, përfshirë kategorinë e aktorit më të mirë, më 1998, për filmin suedez ‘Pelle Pushtuesi’.

Ai ka bërë 11 filma me Ingmar Bergman, ndëra ta edhe ‘Vula e Shtatë’, në të cilin ka duelin e famshëm të shahut me Vdekjen.

Regjisori Edgar Wright shkroi në Twitter: ‘Max Von Sydow, një ikonë e kinemasë për shtatë dekada, dukej sikur do të ishte përgjithmonë mes nesh. Ai ndryshoi fytyrën e filmit ndërkombëtar me Bergman, luajti Krishtin, luftoi djallin, dhe u nominua për Oscar për një performancë të heshtur. Një Zot’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco