Frika nga Koronavirusi/ Çfarë do të ndodhë me Eurovisionin?

Frika nga Koronavirusi/ Çfarë do të ndodhë me Eurovisionin?

23:24, 07/03/2020
A+ Aa A-

"Eurovision Song Contest 2020" do të mbahet në muajin Maj në qytetin holandez të Roterdamit, mirëpo pas shpërthimit të Koronavirusit, organizatorët janë në dilemë.

Nuk flitet për anulimin e konkursit, por mediat e huaja shkruajnë se një nga skenarët e mundshëm do të ishte mbajtja e konkursit në një arenë të zbrazët.

Televizioni hollandez NPO tha që organizatorët e Eurovision do të ndjekin këshillat e autoriteteve për të vendosur se çfarë forme do të marrë ngjarja, që do të mbahet në 12-16 maj. Ai nuk pranoi të diskutojë se cilat alternativa po konsideroheshin.

Eurovision normalisht tërheq një audiencë live prej afër 200 milion shikues.

Kujtojmë që Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Arilena Ara me një baladë të fuqishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco