Vdes në moshën 81 vjeçare pianisti i famshëm i muzikës jazz, McCoy Tyner

Vdes në moshën 81 vjeçare pianisti i famshëm i muzikës jazz, McCoy Tyner

16:34, 07/03/2020
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë pianisti i madh i muzikës jazz amerikane McCoy Tyner, i njohur për bashkëpunimet e tij në kuartetin e John Coltrane.

Tyner u nda nga jeta në moshën 81 vjeçare.

Lajmi u shpërnda për mediat nga familja e tij.

Ai ishte një nga pianistët jazz më të respektuar të historisë së kësaj muzike, ndjekës i denjë i traditës së Herbie Hancock, Bill Evans ose Chick Corea, që e përfshinë Tyner në trajektoren moderne të piano jazz.

‘McCoy ishte një muzikant i inspiruar që i dedikoi të gjithë jetën e tij artit, familjes së tij dhe anës shpirtërore’- pohon familja në Instagram pa specifikuar motivet e vdekjes.

‘Muzika ishte trashëgimia e McCoy Tyner dhe ne do të vazhdojmë të frymëzojmë fansat dhe talentet e gjeneratave të ardhshme.

Lindur Alfred McCoy Tyner në Filadelfia në vitin 1938, artisti filloi të merrte leksionet e para në piano në moshën 13 vjeç.

Karriera e tij nisi me grupin Jazztet, të drejtuar nga Benny Golson dhe Art Farmer.

Në vitin 1960, kompozitori dhe pianisti u bashkua me kuartetin e famshëm të saksionstit John Coltrane, duke marrë pjesë në brandë legjendare si “A Love Supreme” dhe “My Favorite Things”.

McCoy Tyner ishte anëtari i fundit gjallë i kuartetit që krahas Coltrane përfshinte edhe Jim Garrisson dhe Elvin Jones.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco