Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Shuhet në moshën 90-vjeçare nëna e gazetares/ I mbijetoi kampit famëkeq të Tepelenës

Shuhet në moshën 90-vjeçare nëna e gazetares/ I mbijetoi kampit famëkeq të Tepelenës

17:33, 06/03/2020
A+ Aa A-

Zoje Progni, nëna e gazetares Luljeta Progni, një nga të mbijetuarat e kampit të Tepelenës është ndarë sot nga jeta në moshën 90- vjeçare.

Zojën e fali Zoti grua, por fati e solli të bëhej edhe burrë i familjes për 16 vjet. Ishte një nënë e re, 21-vjeçare, bashkëshorte e një të burgosuri politik. Nuk kishte kohë për ëndrra.

Duhej të mendonte natë e ditë se si t’u mbante shpirtin gjallë anëtarëve të familjes, Nikës së vogël, nënës dhe të shoqit syrgjynosur në kampet e punës së detyruar dhe burgjet e diktaturës komuniste.

Jeta e përballi me vuajtjet e mëdha; me arrestimin e bashkëshortit, me internimin komunist ne kampin e vdekjes në Tepelenë.

Komunizmi i përcaktoi Zojës fatin e jetës, ku e vetmja zgjedhje e saj ishte forca.

Nana Zoja ishte vajza e "armikut", në moshën 15- vjeç pa babain t'ia pushkatonin komunistët, pa burrin e saj pas hekurave të burgut për 16 vite rrjesht, rriti fëmijët me peshën e rëndë të luftës së klasave.

Nana Zoja ishte nana e fortë shqiptare që nuk u përkul asnjëherë.

Redaksia e Syri.net i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes...

Zoje Progni

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist06/03/2020 19:15

Ngushellime,familjes dhe respekt per burrneshat shqiptare.

Emri 06/03/2020 18:46

Ngushellime me te sinqerta. Shpirti te shkoft ne parajse, ne paqen e shume munguar.

Shto koment

Denonco