Zheji-Ramës: Mos më sill asnjë në studio, më ke bërë nder

Zheji-Ramës: Mos më sill asnjë në studio, më ke bërë nder

09:15, 06/03/2020
A+ Aa A-

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “360 Gradë” Artur Zheji, në pjesën e fundit të emisionit bëri një deklaratë interesante.

Ai u shpreh se Rama i ka “bojkotuar” emisionin duke mos lejuar asnjë përfaqësues të mazhorancës që të shkojë në “360 Gradë”. Sipas Zhejit, Rama i ka bërë “nder” sepse emisioni është bërë më popullor dhe i “tonifikuar”.

"Njerëzit që janë në shtëpi duhet të kuptojnë të dyja anët e medaljes. Meqë unë këtu, për fatin tim të mirë më ka bërë bojkot Rama, nuk më sjellë asnjë nga mxhoranca, asnjë ministër, asnjë drejtor, unë u tonifikova “360 Gradë”. Njerëzit të duan më shumë, politikanët të duan më pak. Më bëri një nder të madh dhe Rama. Kështu vazhdo, mos m'i sill, dhe po m'i solle, do i seleksionoj. Ai do të shkatërrojë emisionin, sepse mendon se duke mos ardhur përfaqësuesit e maxhorancës, nuk do ketë interes".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco