Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Muza e Pikaso-s tregon për artistin, e vetmja femër që flet mirë për të

Muza e Pikaso-s tregon për artistin, e vetmja femër që flet mirë për të

12:27, 05/03/2020
A+ Aa A-

Pablo Pikaso ishte një gjeni artistik, një nga piktorët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të.

Por ai ishte gjithashtu një individ i dhunshëm, që i ndërronte partneret seksuale po aq shpesh sa stilin e pikturave, rrihte të dashurat e tij, i shtyu dy prej tyre në vetëvrasje dhe deklaronte se femrat ishin ‘makina të krijuara për të vuajtur’.

Lidia Korbet është e vetmja femër që nuk ka thënë kurrë asnjë fjalë të keqe për të.

85 vjeçarja, tani artiste, u bë e famshme në moshën 18 vjeçare, pasi Pikaso u frymëzua nga ajo dhe e përdori si modele për shumë vepra të tij.

“Unë jam e vetmja që flet mirë për të,” thotë ajo. “Ai ishte gjithmonë shumë i mirë me mua, më qetësonte, ishte si një figurë atërore.”

Lidia, e cila tashmë ka ndryshuar emrin, atëherë quhej Silvetë David. Ajo tregon se ka qënë shumë e turpshme në rininë e saj dhe e abuzuar nga burri i së ëmës.

Ajo thotë për Pikason: “Ai e ndiente që unë isha e thyer përbrenda.”

Pikaso në atë periudhë ishte gjithashtu në një krizë. 73 vjeç, ai sapo ishte lënë nga femra me të cilën kishte qënë që 61 vjeç. Francoise Gilot ishte e para femër që e linte piktorin.

Lidia tregon se Pikaso gjithmonë përpiqej ta bënte të qeshte dhe ishte shumë i mirë me të. Marrëdhënia e tyre nuk ishte kurrë seksuale.

Më pas ajo përjetoi dy martesa të dështuara dhe tani, 85 vjeç, është një artiste.

Gjatë viteve që Pikaso e pikturonte, ajo u bë mjaft e famshme dhe madje dhe Brixhit Bardot kërkoi një portret nga artisti, por ai refuzoi, duke thënë se modelja e tij ishte Silvetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco