FOTO/ ‘Prelud pranveror’, galeri ‘Ambigu’ hap sezonin artistik

FOTO/ ‘Prelud pranveror’, galeri ‘Ambigu’ hap sezonin artistik

11:36, 03/03/2020
A+ Aa A-

Monteal, Kanada -Pranvera premton të jetë rrezatuese për adhuruesit e artit bashkëkohor në Montreal! Galerie AMBIGU zbuloi për publikun montrealas ekspozitën në grup të para-sezonit, të titulluar ‘Prelud pranveror’.

Artistë nga më prestigjiozë të Kebekut, por edhe piktorë më konfidencialë, të gatshëm për t’u zbuluar nga publiku, ishin përzgjedhur me kujdes midis dhjetëra aplikantëve.

Për të gjithë pjesëmarrësit e pikturës, artdashësit e këtij zhanri, të ftuarit, miqtë dhe të tjerë ‘Ambigu’ ishtë mbrëmë një stacion kulturor për ata që kishin diçka për të ndarë për pasionin dhe dashurinë për artin e të bukurën.

E kuruar nga Entela Konomi dhe Mishel Koçiu, ekspozita këtë herë ishte përqendruar tek stilistika jo-konvencionale e abstraksionit por dhe dimensioni pop-art i portreteve njerëzore. Me ngjyra, estetikë apo thyerje rrebele, secila tablo mbart një histori, një ngjarje apo një personazh.

Të vështrosh gjatë një pikturë është veprimi më klishe që ndodh gjatë vizitës në një galeri arti. Edhe në ‘Ambigu’ do të shpenzosh disa minuta për të kuptuar se çfarë fshihet pas një tablloje. Janë patjetër minuta të vlefshme bisedimi me autorin e veprës, i cili është gjithë pritje për interpretimin tënd të asaj çfarë sheh në pikturë. Të gjitha kanë rëndësinë e tyre. Secili nga të pranishmit është në gjendje të japë një ide se çfarë fshihet pas koloreve të një telajoje.

Çuditërisht të gjithë ata që e ndjekin nga afër duan ta shfrytëzojnë në maksimum kohën e mundshme për të parë e mësuar më shumë, qoftë edhe për të njohur të tjerë shpirtra të lirë artistik.

Këto janë organizime që shërbejnë edhe si pikëtakime për komunitetin shqiptar. Prania e saj i ka dhënë edhe një tjetër standart këtyre lloj takimeve. Çdokush i ftuar apo edhe i interesuar që do të kuptojë nga afër këtë lloj kulture do të nxitonte për të mos e humbur si rast.

Galeria ‘Ambigu’ është e hapur për artistë vendas të të gjitha komuniteteve, ku artistët shqiptarët kanë një preferencë nderi. Kështu pranvera bëri ndalesën e parë në AMBIGU, duke festuar me ngjyra rikthimin në metropolin e Montrealit, në këtë event pararendës të ngjarjeve kulturore që do pasojnë.

Ekspozita në grup ‘Preludi pranveror’ do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datën 8 mars. /Albanian Montreal Press

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco