Gazetarja e njohur lë ekranin për institucionin e ri të drejtësisë

Gazetarja e njohur lë ekranin për institucionin e ri të drejtësisë

16:23, 02/03/2020
A+ Aa A-

Gazetarja e njohur Mimoza Koçiu është shkëputur nga gazetaria aktive për të nisur një sfidë të re, atë si zëdhënëse e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ka qenë vetë Koçiu e cila njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se është larguar nga Abc News ku drejtonte programin “Politika në Abc News”.

Disa vite më parë, gazetarja Mimoza Koçiu ka qenë edhe zëdhënëse e Presidencës.

Postimi

FALENDERIME PARA NJE SFIDE TE RE

Kjo është Politika ime e fundit në ABC Neës. Kam vendosur të shkëputem nga gazetaria aktive e të pranoj një sfidë, që e kam provuar edhe në të kaluarën: komunikimin mediatik të një institucioni të pavarur, Inspektori i Lartë i Drejtësisë në këtë rast. Dua të falenderoj përzemërsisht cdo shikues të “Politika në ABC Neës“ në këto 7 vite, si për fjalët e mira, ashtu edhe për sugjerimet. Secili më ka imponuar më shumë përgjegjshmëri e ekuilibër në atë analizë të thelluar politike. Një falenderim i posacëm shkon për drejtuesit e ABC Neës, për komoditetin që më kanë ofruar në punën time, si të vjetrit ashtu edhe të rinjtë. E konsideroj veten me shumë fat, që kam patur luksin të kem një program, pa asnjë lloj ndërhyrjeje në të 303 emisionet, përgjatë 7 viteve. U jam tejet mirënjohëse edhe për fisnikërinë për të mirëkuptuar këtë zgjedhje timen! E fundit, por më të rëndësishmit, kolegët e ABC Neës. U jam falenderuese për cdo ditë (edhe ato të vështirat ???? ) të rrugëtimit tonë të përbashkët. Jeni thjesht fantastikë! Nuk i ngelet hatri askujt, nëse do vecoj montazhieren time heroinë, Ajkena Kapedani, që ka ndarë më mua cdo ditë të premte në këto 7 vjet, deri pas mesnate, vështirësitë pa fund, të një emisioni që finalizohej brenda një dite.

#SfidëeRe#InjëjtiIntegritet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco