Seriali i Al Paçino-s kritikohet nga Memoriali i Auschwitz: 'Nderoni viktimat'

Seriali i Al Paçino-s kritikohet nga Memoriali i Auschwitz: 'Nderoni viktimat'

10:26, 24/02/2020
A+ Aa A-

Organizata për memorialin e Auschwitz kritikoi Amazone për serialin e saj më të ri ‘Hunters’për mënyrën se si ai trajton ngjarjet midis gjermanëve nazistë dhe hebrenjve.

“Hunters’, i publikuar ditën e premte dhe me protagonist Al Paçino-n, shfaq një skuadër nazistësh në New York-un e viteve ’70, të cilët zbulojnë që qindra nazistë të arratisur jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Gjithsesi seriali është përballur me akuza dhe kritika, kryesisht për shkak se shfaq skena horrori fiktive për kampet e përqëndrimit.

“Të shpikësh një lojë fiktive shahu me njerëz për serialin, jo vetëm që është e rrezikshme, por mirëpret individët të mos i besojnë holokaustit, “ tha Memoriali i Auschwitz në Twitter.

“Ne i nderojmë viktimat duke treguar ngjarje të vërteta.”

Por krijuesi i serialit, Dejvid Ueil, e mbrojti veprën e tij, duke thënë se gjithçka është fiktive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco