Qeni besnik i Harrison Ford në filmin 'Call of the Wild' nuk është aspak real!

Qeni besnik i Harrison Ford në filmin 'Call of the Wild' nuk është aspak real!

14:56, 21/02/2020
A+ Aa A-

Qeni besnik i Harrison Ford në filmin e tij më të ri, u krijua duke përdorur një aktor njeri, të cilin kompjuterat e kthyen në qen.

Në filmin ‘Call of the Wild’, personazhi që luan Ford, vjedh një qen dhe më pas ata bëhen shokë të ngushtë.

Por në vend që të kërkonin për një qen për këtë rol, producentët zgjodhën ta animonin qenin me grafikë kompjuterikë.

Terry Notary, një performues i dikurshëm i Cirkut të Diellit, u rekrutua nga regjisori Chris Sanders për të luajtur përkrahë Ford.

I njohur më parë për punën e tij në filmat Avatar, The Hobbit dhe The planet of the Apes, Notary u ul në 4 këmbë dhe imitoi lëvizjet e qenit, para se të zëvendësohej nga animimi kompjuterik.

Rezultati përfundimtar është cilësuar si ‘jashtëzakonisht magjepsës’ nga aktivistë të mbrojtjes së kafshëve, të cilët vlerësuan vendimin e producentëve për të mos shfrytëzuar kafshët.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco