Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Rieka në Kroaci, kryeqyteti i kulturës që di si të festojë

Rieka në Kroaci, kryeqyteti i kulturës që di si të festojë

14:14, 21/02/2020
A+ Aa A-

Rieka, “Kryeqyteti i përbashkët i Kulturës Evropiane” për vitin 2020 është një përzierje e bukur e ndikimeve kulturore me një rivierë që pret për t’u eksploruar, shkruan the Guardian. Fshatarët përreth Riekës, porti më i madh i Kroacisë, ndjehen krenarë për zvon?arin e tyre, një lloj karnavaleje ndryshee trashëguar për disa qindra vjet.

Sidoqoftë, shumica e njerëzve akoma e lidhin zvon?arin me karnavalin më të madh të vendit, i cili këtë vit po flakëron që nga fundi i janarit dhe do të përfundojë me një paradë në 23 shkurt. Mijëra pjesëmarrës të maskuar  kalojnë përgjatë rrugës kryesore të qytetit, të shoqëruar edhe nga anijet lundruese.

Ndërsa ceremonia vazhdon, shfaqja e 400-të zvon?ari bashkoi të gjithë në turmë, ashtu si edhe fishekzjarret spektakolare.

Shumë vizitorë e shohin Riekën si një rrugë  për të arritur në ishujt në Gjirin e Kvarnerit - Krk, Cres, Rab, Lošinj - ose Istria fqinje. Por Rieka multikulturore ka më shumë se kaq, duke filluar me arkitekturën e saj të veçantë dhe trashëgiminë e të qenurit pjesë e perandorisë austriake./g/sh

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco