Trump fyen 'Parasite', kompania përgjigjet: 'Ai s'di të lexojë'

Trump fyen 'Parasite', kompania përgjigjet: 'Ai s'di të lexojë'

13:06, 21/02/2020
A+ Aa A-

Presidenti Donald Trump ka komentuar mbi ‘Parasite’, i cili mori çmimin Oskar për filmi më i mirë.

“Sa e tmerrshme ishte ceremonia e ndarjes së çmimeve këtë vit, e patë? Dhe fituesi është... një film nga Korea e Jugut,” tha Trump, duke imituar një moderator në Kolorado.

“Për cfarë dreqin ishte e gjitha kjo? Ne kemi mjaftueshëm probleme tregtie me Korenë e Jugut dhe mbi gjithë këto, ata i japin ‘filmi më i mirë i vitit’?” pyet ai.

Parasite është filmi i parë jo në anglisht që fitoi çmimin Oskar.

Por Trump nuk ishte i kënaqur. Ai dukej më i interesuar në filmat e vjetër amerikanë.

“Po kërkoj për filma si ‘Gone with the Wind’- a mund të kthehet ‘Gone with the Wind’ ju lutem? ‘Sunset Boulevard’, kaq shumë filma të mëdhenjë,” ai vazhdon. “ Unë mendova se Parasite ishte filmi më i mirë i huaj, por jo, ishte më i miri. Ka ndodhur ndonjëherë më parë kjo?”

Neon, distributori amerikan i filmit iu përgjigj kritikave të Trump në Tëitter.

“E kuptueshme, ai s’di të lexojë,” shkroi kompania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco