'Hipopotamët e kokainës', filmi më i fundit që s'duhet humbur

'Hipopotamët e kokainës', filmi më i fundit që s'duhet humbur

12:34, 20/02/2020
A+ Aa A-

Prodhimi më i ri i Netflix pritet të jetë një sukses i jashtëzakonshëm. Komedia e quajtur ‘Cocaine Hippos’, hipopotamët e kokainës, mendohet të jetë po aq i çmendur sa sugjeron emri i tij. Data e lançimit ende nuk dihet.

Filmi është frymëzuar nga historia e vërtetë e hipopotamëve të importuar në Kolumbi nga Afrika në vitet ’80, për të jetuar në një pronë të madhe të lordit të drogës Pablo Eskobar.

Pas vrasjes së tij në 1993, shumë nga kafshët e Eskobar-it iu shitën kopshteve zoologjike, por hipopotamët mbeten në pronë dhe u bënë një kafshë mbizotëruese.

Filmi ‘Cocaine Hippos’ është përshkruar si një përzierje e filmit The Hangover dhe Tropic Thunder. Ai shfaq një grup shokësh, të cilët gjejnë një rrugë për te sekreti i humbur i lordit të drogës, por e gjejnë veten të kërcënuar nga bota e krimit dhe hipopotamët.

Një film i çmendur, por që s’duhet humbur. Vetë shkrimtari i skenarit shkruajti: “Hey! Unë shkruajta një film për kokainën dhe hipopotamët. Çfarë kohe për të qënë gjallë!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco