Filmi 'Parasite' çon gjithmonë e më shumë turistë drejt Seulit

Filmi 'Parasite' çon gjithmonë e më shumë turistë drejt Seulit

11:21, 19/02/2020
A+ Aa A-

Pasi filmi “Parasite” i regjizorit Korean Bong Joon Ho u bë filmi i parë jo në anglisht që fitoi çmimin Oskar, interesi për të vizituar Seulin është rritur ndjeshëm. Vende shumë të vizituara që tani janë ato që kanë qënë pjesë e filmit fitues.

Dy shtëpitë e familjeve protagoniste nuk ekzistojnë vërtetë, por ka shumë vende të tjera të paraqitura në film që po preferohen nga fansat.

Aty ku ‘Parasite’ fillon: Supermarketi Woori

Në fillim të filmit Kim Ki Woo shihet teksa pi një pije të famshme koreane jashtë supermarketit. Falë filmit, hyrja e tij është bërë tashmë një vend i famshëm për foto.

Rruga për në intervistë: Seongbuk-dong

Kur Kim Ki Woo ëshët rrugës për në intervistën e tij të punës, ai kalon pranë një fshati tërheqës të quajtur Seongbuk-dong.

Ky vend piktoresk ka filluar tani të vizitohet më shumë se kurrë.

Shkallët për në shtëpinë e familjes Park

Në skenën ku Kim Ki Jung blen pjeshkë, si pjesë e një skeme mashtrimi për t’i gjetur së ëmës një punë, ajo kalon nëpër disa shkallë të bëra tashmë të famshme. Ato ndodhen madje shumë pranë supermarketit të përmendur më sipër.

Piceria e famshme Pizza Generation

Piceria që shfaqet në filmin Korean është nje vend real, i quajtur në të vërtetë Sky Pizza. Ajo tashmë ka në murin e saj një fotografi të pronarit me regjizorin, me autografin e këtij të fundit. Një pikë e rëndësishme në film, por dhe një vend shumë i mirë për të pushuar, piceria duket se është e preferuara e fansave.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco