Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Filmi horror 'i mallkuar' që vret ata që e shohin, këtë vit në kinema

Filmi horror 'i mallkuar' që vret ata që e shohin, këtë vit në kinema

14:59, 18/02/2020
A+ Aa A-

Një film horror ‘i mallkuar’, i cili besohet të ketë marrë jetën e 86 personave që e kanë parë do të shfaqet në kinema për herë të parë.

Krijuesit e “Antrum: The Deadliest Film Ever Made” thonë se filmi përmban një sekret që mund të shihet vetëm nga disa persona të audiencës-ata që e shohin do të vdesin.

Filmi i bërë në 1970 tregon historinë e një vëllai dhe një motre, të cilët janë aq të mërzitur nga vdekja e qenit të tyre, sa vendosin të gërmojnë një gropë për në ferr për të shpëtuar shpirtin e tij, thotë Daily Star.

Krijuesit e filmit David Amito dhe Michael Laicini këmbëngulin se mallkimi është i vërtetë dhe ka rezultuar në dy tragjedi. Për tani filmi mendohet të shfaqet në Japoni.

Amito dhe Laicini thonë se gjatë një shfaqje të filmit në festivalin gjerman të vitit 1988, kinemaja u dogj dhe 56 njerëz humbën jetën.

Më pas në 1993, në San Françisko, ndërtesa ku po jepej filmi shpërtheu duke vrarë 30 njerëz nga audienca.

Regjizori amerikan i filmave horror, Erik Thirteen, mësoi për filmin në festivalin e filmave horror të Brooklyn para një viti. Ai vendosi ta publikonte atë para një audience më të gjerë.

Ai lidhi kontrata të ndryshme për ta shfaqur filmin në Japoni përgjatë 2020-ës.

Një fans i filmit shkroi për të: “Antrum ia doli mbanë të më bënte mua të shihja diçka që nuk duhet ta shihja. Shumë i frikshëm, por nuk mund t’i largoja sytë nga ekrani.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco