FOTO/ Taksisti kap momente magjike të Tokyos në foto

FOTO/ Taksisti kap momente magjike të Tokyos në foto

12:01, 18/02/2020
A+ Aa A-

Issui Enomoto i njeh Tokyos dhe Yokohama-s çdo metër. Për më shumë se një dekadë, taksisti 43 vjeçar ka fotografuar aftësinë e dy qyteteve për të ndryshuar formë nga makina e tij, teksa pret në semafor apo për klientin e rradhës.

Në një foto dy vajza të reja ngasin biçikletat, teksa dritat lëvizin rreth tyre si xixëllonja. Në një tjetër një grua zhduket në një sfond të errët.

Enomoto bën foto gjatë turnit të natës, më pas bashkon imazhe me njëri-tjetrin, për të krijuar efekte ëndrrash.

Veprat e tij janë shfaqur tashmë në ekspozitën në muzeun ‘Tokyo Photographic Art Museum’.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco