Filmi 'The Invisible Man' emocionon fansat e filmave horrorë me publikimin e fundit

Filmi 'The Invisible Man' emocionon fansat e filmave horrorë me publikimin e fundit

15:00, 17/02/2020
A+ Aa A-

Një video e re e filmit "The Invisible Man" sapo është publikuar dhe kjo i ka tmerruar ata që mezi presin ta shohin.

Filmi që pritet të dalë në kinema në 27 shkurt duket se ka fansa që tani, edhe pse ende se kanë parë. Thrilleri flet për një vajzë, e cila është në një lidhje abuzive. Më pas ajo e gjen veten të lirë me vdekjen e të dashurit të saj. Por ajo ende nuk ndihet sikur ka shpëtuar, pasi beson se ai është ende gjallë dhe kjo ka qënë e gjitha një gënjeshtër.

E reja përjeton tortura të tmerrshme psikologjike, teksa përndiqet nga dikush që ajo as nuk e sheh dhe askush nuk e beson në ato që thotë.

Sikur të mos mjaftonte kjo linjë filmi kaq tmerruese, producentët kanë publikuar edhe një video shoqëruese.

Fansat e filmave horrorë duket se në datën 27 do të kenë një ditë të paharrueshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco