Justin Bieber publikon albumin më të fundit, 'Changes'

Justin Bieber publikon albumin më të fundit, 'Changes'

15:31, 14/02/2020
A+ Aa A-

Justin Bieber ka mbajtur premtimin që u pati bërë fansave dhe sot, në ditën e të dashuruarëve, ka publikuar albumin e shumëpritur “Changes”.

Vetë titulli na përgatit për brendinë e albumit. Ky album i Bieber nuk është aspak si albumet aopo këngët e tij të mëparshme.

Përkundrazi, ai flet për të shoqen , Hailey Badwin, përmend fëmijët që këngëtari ëndërron të ketë një ditë jo të largët dhe përmend tema të mëdha si dashuria apo besimi në Zot.

Siç thotë dhe në këngën me të njëjtin titull si albumi: “Njerëzit ndryshojnë, rrethanat ndryshojnë, por Zoti qëndron gjithmonë njësoj.”

Këtë lloj thellësie nuk e kishim parë kurrë te Bieber, i njohur për hitet e tij dhe skandalet e shpeshta.

Albumi është i mbushur me bashkëpunime me artistë si Travis Scott, Post Malone, Kehlani, Quavo, Clever, Lil Dicky dhe një remiks i bërë nga Summer Walker.

Albumi është tashmë në çdo platformë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco