A dini ta shqiptoni emrin e piktorit Van Gogh?

A dini ta shqiptoni emrin e piktorit Van Gogh?

14:33, 13/02/2020
A+ Aa A-

Të gjithë e njohin piktorin me famë botërore Vincent Van Gogh. Por nëse nuk je hollandez, me shumë mundësi ti nuk di ta shqiptosh emrin e tij siç duhet.

Ekspozita “Meet Vincent Van Gogh” në muzeun London’s South Bank ofron një eksperiencë virtuale shumë afër realitetit me teknologjinë e saj. Në sistemin audio që të udhëzon në muze emri i tij shqiptohet “Van Go”, siç thonë dhe amerikanët.

Në Britani emri i tij shqiptohet Van Gof, ndërsa francezët e shqiptojnë si ne, Van Gog.

Por në fakt emri i vërtetë i hollandezit shqiptohet “Van Khokh”, një tingull i vështirë për çdokënd që s’është bashkëkombës i piktorit.

Vetë artisti duket se e ka kuptuar këtë. Ai udhëtonte shumë në Europë, ku u njoh me vështirësinë e të tjerëve për të thënë emrin e tij saktë. Për këtë arsye mendohet se ai firmoste pikturat e tij me emrin e parë, “Vincent”.

Në një letër për vëllain e tij Teo, Vincent i gjendur në Francë,  thotë: “në të ardhmen emri im duhet vendosur në katalog në të njëjtën mënyrë si unë firmos telajot, Vincent dhe jo Van Gogh, për arsyen e rëndësishme se njerëzit këtu nuk do të munden ta shqiptojnë.”

Muzeu i Van Gogh ka krijuar një video ku vizitorët që vijnë nga shtete të ndryshme të botës shqiptojnë mbiemrin e artistit sipas gjuhës së tyre.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco